Kisha Katolike bëri një deklaratë të pazakontë të quajtur “akt denoncimi” të premten, duke i kërkuar “klasës politike” të gjejë mënyrat për të ndalur emigrimin masiv të shqiptarëve, emigrim që sipas vlerësimit të klerit shkaktohet nga frika që kanë familjet se mos nuk janë në gjendje t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të vet. Deklarata e Konferencës Ipeshkvnore, institucionit përfaqësues të Kishës Katolike në Shqipëri, u lexua nga Angelo Massafra, kryepeshkop i Shkodrës. “Me anë të këtij AKTI DENONCIMI i drejtohemi mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe,” shkruhet në deklaratë. “Është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura,” thuhet më tej në deklaratë. Është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar dallgën më të re migratore të shqiptarëve, e cila vjen, në mënyrë të çuditshme, pasi vendi ka tre dekada të tëra që emigron. Por Kisha Katolike thotë se analiza e situatës prej saj tregon se është mungesa e shpresës për të ardhmen. “Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri,” thuhet në deklaratë. Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme,” vijon më tej deklarata. Mijëra shqiptarë kanë kapërcyer gjatë muajve të fundit kanalin e La Manshit që ndan Francën me Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë temë debati politik në Londër. Kryeministri Edi Rama nuk ka shprehur ndonjë shqetësim për emigrimin masiv ndërsa në një deklaratë së fundmi, ia vuri fajin historisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “viktimë e perandorive” dhe duke vënë në dukje se shqiptarët “nuk kanë pasur kurrë perandori”.

0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të tij me qytetarë në Tropojë, foli për krizën energjetike. Por gjatë fjalës së tij pati ndërhyrje nga salla, ku një qytetar u shpreh: “Rama ik”. Ky reagim i qytetarit erdhi pasi kryeministri po reagonte me kritika ndaj opozitës.

“Deri në 2025 do të kemi 100% të prodhimit për të përmbushur nevojat tona. Deri në 2029 Shqipëria do të jetë sovrane dhe nuk do të duhet më të blejë energji dhe vetëm do ta shesë jashtë pasi të ketë plotësuar nevojat e veta. Ky është një hap i rëndësishëm për të cilin ne po vazhdojmë të punojmë. Pjesa tjetër e kësaj situatë është mbështetja për njerëzit, pasi inflacioni i luftës i ka prekur të gjithë dhe të gjithë duan mbështetje. Dhe faktikisht pagat e të gjithëve janë rritur’, tha ndër të tjera Rama, duke shtuar: “Nuk mundet që mjedisi ynë politik publik të ndahet mes atyre që flasin në gjuhën e Europës dhe atyre që flasin në gjuhën e Kremlinit. E folura në gjuhën e Kremlinit nuk është vetëm nga etja për pushtet , se na erdhi momenti tani që situata ekonomike është vështirësuar, e keqa nuk është vetëm kaq. Tani janë edhe rublat”.

Qytetari: Rama ik

Rama: Lali ne jemi këtu tani për të bërë një bashkëbisedim ti je në ndikimin e lëndëve helmues e luftarake. Merreni përcilleni.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu