Kjo deklaratë tregon vartësinë totale të Serbisë nga Rusia

0

Juristi Muhamet Klemendi, ka thënë se Rusia historikisht ka qenë në anaën e Serbisë, duke shtuar se me ndihmën e Rusisë Serbia është zgjeruar me tokat shqiptare.

“Lidhjet e Serbisë me shtetin rus janë të vjetra. Nga asnjë qeveri dhe nga asnjë sistem nuk janë ndërprerë lidhjet dhe vartësia e Serbisë nga Rusia. Rusia ka qenë historikisht në anën e Serbisë.

Me ndihmën e shtetit rus është zgjeruar shumë me tokat shqiptare. Në vitin 1878, me dakordimin e Perandorisë Osmane, në Kongresin e Berlinit, iu ka aneksuar tërë veriun i Kosovës deri në Nish, shtetit serb. Më 1913 në Konferencën e Ambsadorëve në Londër, Serbia e merrë gjysmën e shtetit shqiptar, tërë Kosovën dhe Iliridën. Edhe pas LDB ishte Rusia në anën serbe. Në shpërbërjen e Jugosllavisë doli Rusia në anën e botës serbe.

Edhe pse bënte Serbia masakra dhe gjenocide mbi shqiptarët, kroatët e bosanet, Rusia i qëndroi besnik klikës raciste serbe. Pas kësaj kohe, u armatos shumë Serbia nga Rusia dhe kudo në botë, në KS të OKB-së, mbrojti anën raciste serbe. Nga Rusia është aviacioni serb, tanket, raketat dhe shumë mjete luftarake. Kurrë nuk e la Serbinë vetëm Rusia”, thotë ai.

Sipas tij, i gjithë armatimin i luftës në Serbi është ardh nga Rusia, madhe ajo ka dërguar edhe ekspertë të luftës në Serbi.

Tutje, thotë se me ndihmën e sekret rus dhe të forcave kriminale serbo-ruse u bënë vjedhje të mëdha të votave.

“Nga Rusia është i tërë arsenali i luftës në Serbi. Moska ka dërguar ekspertë të luftës në Serbi. Edhe tash doli hapur në anën serbe të klikës së Vuçiqit. Po e mbron klikën e Beogradit. E konsideron kriminelin e luftes A.Vuçiq në “hero” të popullit serb.

Me ndihmën e shërbimit sekret rus dhe të forcave kriminale serbo-ruse u bënë vjedhje të mëdha të votave. Bënë manipulime të ashpra të zgjedhjeve. Kështu arritën të dalin partia e parë, përmbi 40 për qind të votave.

Për këtë qëllim u sjellën qytetarë serbë nga çdo anë jashtë Serbisë dhe arritën që me falsifikime manipulative të marrin përqindje të madhe votash në zgjedhje parlamentare. U bë partia e Vuçiqit e para.

Kjo u bë çështje e diskutimeve në shumë parlamente të shteteve në UE dhe në SHBA. Në Parlamentin e Gjermanisë, deputeti, Jutratovic, deklaron: “Me këto zgjedhje Vuçiq humbi përfundimisht të gjithë kredibilitetin jo vetëm ne BE dhe në Perëndim, por edhe në shkallë globale, kudo në botë”.

Për demostrata, që do të vazhdojnë, madje të dhunshme, u shpreh edhe Shërbimi Sekret i Rusisë.

Lidhur me ndihmen ruse, Bernabic deklaroj: “Qeveria serbe e mirëpret ndihmën ruse. Pas kalimit të informatave nga Serbia tek Rusia, u bë tash ndalimi i protestave. U arritë të ndalen kundërshtimet në rrugë demonstrative”.

Kjo deklaratë tregon vartësinë totale të Serbisë nga Rusia. Për këtë pati takim të Vuçiqit me ambassdorin rus ne Beograd. Vuçiq e falendëroj.

Avokati serb Cedomir Stojkovic u shpreh: “Sa herë që ka pasur krizë në Brograd kemi patur takime të Vuçiqit me ambasadorin rus në Beograd”. Thjeshtë vartësi totale nga Moska”, përfundon ai për “Bota sot”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu