Kjo është magjia e leximit të një libri

0
Shkruan Albert Vataj
Keni përfunduar ndonjëherë së lexuari një libër?
Sigurisht, nga fillimi në fund!?
E keni provuar ndjesinë e bukur që vjen pas kthimit të ndërgjegjes, pas përtëritjes së vetëdijes në një rrafsh të perceptueshëm sendesh dhe gjendjesh?
Shpërtheni së brendshmi prej një frymëmarrje të thellë, teksa qëndroni ulur me librin në dorë. E merrni në gji këtë mrekulli të komunikimit ndërbotësh dhe ndërshpirtrash. E shtrëngoni fort si një foshnje apo si një afri dëshiruese, dhe ndjeni teksa një energji ju përshkon në gjithë trupin tuaj.
Nga qielli zbrisni me krahë engjëlli, në tokësoren tuaj të shenjtëruar prej këtij përjetimi. Gjithçkanë rretheqark e ka veshur një breror drite ky çast.
Gazmon çdo fytyrë e çdo shprehje që duket se çel pran teje si një lule e shumëdëshiruar. Jeni mirënjohës gjithkujt dhe gjithçkaje që ta dhuroi këtë të mundshme eterne.
Keni përjetuar diçka të thellë dhe intime.
Keni rrokur në një dimension të ri emocionin estetik, dritshikimin e dritshpërthimit në çdo thërmi ku hukat magjepsëse pamja.
Sapo keni patët një metamorfozë të fuqishme dhe tronditëse. Ashtu si rënia në dashuri me një të panjohur që nuk do ta shihni më kurrë, ju vajtoni fundin e një marrëdhënieje, por njëkohësisht ndiheni të kënaqur.
Ikni duke e kthyer kokën pas.
Një melankoli ju pushton si prej një ndarje të beftë.
Mbyll sytë dhe përpiqesh që në këtë kthim në të zakontën e gjërave të gjesh të hyjshmen prehje ku do të vendosësh çastin tënd magjik.
… Kjo është magjia e leximit të një libri.
Dhuroja vetvetes këtë çast dhe do ta kuptosh se sa ngazëllyese të kaplon.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu