Në një intervistë për “Euronews Albania”, Dule u shpreh se këtij procesi duhet t’i shkohet deri në fund dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai tha se i është nënshtruar kontrollit të figurës në vitin 1996 dhe shtoi se procesi nuk u krye i plotë për të gjithë politikanët.
“Është i gjithë sistemi. Nuk mund t’i atribuosh vetëm njërës palë, selektivitetin e implemenimit të legjilasiocioni, pak a shumë me doza të ngjashme kanë ndjekur të njëjtën praktikë të dyja palët.
Kjo është e vërteta siç unë e kam jetuar dhe siç unë e kam konstatuar në aktivitetin tim politik. Fatmirësisht procesi po bëhet, duhet t’i shkohet deri në fund, sa më thellë dhe sa më shpejt. Personalisht, i jam nënshtruar kontrolleve të figurës, në vitin 1996”, theksoi ai.