Koha e të çmendurve!

0

Shkruan Ilir Levonja

Në Shqipëri një gjë është e vërtetë, të gjithë po jetojnë kohën e të çmendurve, të gjithë janë çmendur dhe çmendurisht kënaqen kur shohin shoqi-shoqin për tokë duke qarë a duke u rrahur me policinë. Të gjithë vdesin ta shohin tjetrin t’i bëhet shkrumb prona, mjafton që mos t’i preket bytha e vet.

Të gjithë duan ta shohin shoqi-shoqin në burg, nuk ka rëndësi me drejtsi apo pa drejtësi, në burg mjafton që të mos preket vetja. Eshtë kjo drejtësi apo jo, nuk rëndësi, mjafton bytha ime. Kohë e të çmendurve që për një apo dy arsye që vetëm të çmendurit i dinë, në fund të rroj ai që është me ne, ai që jemi ne, që na jep neve pavarsisht se ia heq tjetrit nga goja, pavarsisht se e vjedh, e demaskon, e vret madje edhe publikisht.

Dhe më i çmenduri është bash i pari i vendit që për ironi të fatit dikur Dritëro Agolli do ia perifrazonte Berishës vargjet që ”në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur po çmend një vend.
Në vendin tim në vendin tënd? e shpojnë lakrën i fusin mend” etj, tashmë një dedikim perfekt për një politikan pa identitet pasi hiqet si socialist dhe bërtet si rilindas, pasi nuk vepron me politika sociale por me plane diskriminimi etj., pështyn luftën dhe brekushexhinjtë por vishet vet me to dhe për më dreq, flet për demokraci po me metoda të ashpra të luftës së klasave, pavarsisht ndarjes së pushtetit, pavarsisht statuve të pushtetit admistrativ etj.

Dhe mbi të gjitha me metodat e komunizmit i vërsulet kolegëve, bashkëpunëtoreve, madje edhe bashkëfajtorëve me duart e të cilëve i bëri krimet, si është përshembull rasti i ish presidentit Meta apo rasti i Erion Veliajt, nuk ka rëndësi me drejtësi apo me ligj, mirë bëri i çmenduri që i burgosi, mirë bëri, i lumtë thonë të çmendurit.
Tani u vërsul maleve dhe trotuareve edhe pse ka 12 vjet që qeveris dhe që po vet i ka toleruar të gjitha.
Mirëpo askush nuk pyet se përse i lejoi tërë këto vite, si është e mundur, të gjithë thonë e mirë ua bën.

Epoka e të çmendurve fillon që në faktin kur shqiptari vet, edhe pse nuk e mendon dot, jo më ta blej një banesë në atë shëmtirën e Llogarasë, Green Coast çfarë e quan, e konsideron arritje të madhe të Shqipërisë. Pavarsisht se zonat me mollë të ndaluar rriten e rriten dhe ai nuk është më asnjë gjë tjetër një shegert bedel, prapë i gëzohet demonit që po e çmend nga pamundësia për ta patur.

Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me faktin që investimet masone në Sazan nuk i përkasin jetës së tij të varfër, por elitës që luan fatet e botës dhe se ai pak personel që mund të punësohet aty, do jenë shërbëtorë, jo pronarë etj., por prapë ata e quajnë arritje.

Kohë e të çmendurve që trotuareve të Europës, bëjnë foto në tavolinat e kafeneve, prapë pajtohen me të çmendurin që gdhihet rrokapjekthi e del rrugëve dhe u vë gishtin tavolinave në trotuare. Prishini thotë i çmenduri dhe ata çmendurisht gëzohen. Iu vërsul maleve tani megjithëse nuk la depo ushtrie pa ia dhënë pa asnjë kokërr leku ndonjë sallami patronazhist, bash pronën e të çmendurve që i kënaqen vjedhësit vulgar me qillota, pa u rrekur se i la pa brekë.

Tani së fundi po bëjnë sehir kur luftojnë malësorët me forcat e policisë dhe ashtu çmendurisht, të çmendur ndajë internetit foto me flakë molotovi, me restorante që digjen, të gëzuar që po ia prishin vëllait a motrës, shkurt punë shqiptarësh.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu