Shkruan Zef Ndreka
Nesër është afati limit ligjor ku partitë politike konkuruese në zgjedhjet e 11 Majit që garojnë për deputet, duhet të prezantojnë listat e kandidatëve. Janë lakuar listat e mbyllura, të cilat mbahen top sekret pa asnjë kuptim nga partitë kryesore, PD dhe PS.
Ajo që të bie në sy menjëherë, sidomos tek këto parti, janë diferencat në emrat e deputetëve të ashtuquajtur të përjetshëm. Kështu, tek PD-ja, shohim në listat e mbyllura deputetët besnik vetëm të Berishës, si Noka, Paloka, Këlliçi, Topalli, etj emra që janë bërë të besdisshëm për elektoratin. Kështu, shikohet qartë se është një parti e mplakur, pa rini, pa gjak të ri, pa figura të reja.
Çfarë mund ti ofrojnë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve emra të tillë?
Ndërkohë, nga ana tjetër, bie në sy mos kandidimi i Kryeministrit dhe Kryetarit të PS-së, Edi Rama.
E parë në shumë plane, duket një risi, por për mendimin tim nuk është se ka ndonjë kuptim, pasi ai në çdo zonë elektorale ku mund te rregjistrohet, e ka të sigurtë mandatin e deputetit.
Atëherë, çfarë fshihet pas këtij veprimi?
Rama dëshiron të lëshoje pushtetin?!
Rama kërkon fitoren pa u përballur me non grat-at?!
Rama do të rizgjidhet përsëri Kryeministër?
Rama do të bëhet President?!
Apo, do shkëputet nga Shqipëria për tu angazhuar në punë të tjera jashtë saj?!
Përse është i imponuar apo i kondicionuar ta bëjë lëtë Rama?!
Apo, e ka më të lehtë të mos përballet me Berishën i cili realisht e do përballë?
Sido, polarizimi i elektoratit do të favorevole kryesisht këto dy parti kryesore, dhe do ketë pak hapsirë për partitë e tjera si e Llapajt, Shehajt, Doshit etj.
Nga ana tjeter, dy forcat politike që synojnë pushtetit, kanë mbaruar fushatën me emigrantët të cilët, nuk besoj se kalojnë 7-8% të numrit të votuesve. Që do të thotë se vetëm rrisin numrin e votuesve pa ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Këtë fakt e tregojnë më së qarti, emigrantët e Maqedonisë së Vetiut dhe të Kosovës, që kanë më shumë vite që votojnë.
Edhe pse polarizohet elektorati, edhe pse kërkohet nga opozita me argumentin se është koha për ndryshim, shqiptarët përsëri do ti bojkotojnë zgjedhjet.
Përballë njëra tjetres, dy partitë kryesore, njëra me non grat-ën që i prinë fushatës dhe tjetra pa Kryetarin, për shqiptarët ka një lehtësi:
Nuk do votojnë rikthimin e tretë të Berishës.
Ndërkohë, e majta, do të mund të ruaj përsëri 800 000 vota, duke dalë sigurisht e para parti fituese dhe duke marre mbi 72 deputetë.
Nqs parashikimi që sapo dhashë do jetë i saktë, çfarë do të bëje Berisha dhe opozita?!
Nuk do njohin përsëri zgjedhjet?!
Do të thonë se janë manipuluar e blerë përsëri votat?!
Po demokratët çfarë do të bëjnë pastaj, përderisa i kanë varur shpresat tek Berisha?!
Sidoqoftë, 11 Maji, do jetë dita kur shqiptarët do të shpëtojnë nga pengmarrësit politik dhe do hapet një epokë e re për opozitën.
Të shpresojmë.