Pas Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, ILD-së dhe SPAK-ut, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i bashkohet institucioneve të tjera të pavarura të drejtësisë për të mos dërguar përfaqësues në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.
KLGJ thekson se janë të hapur për të dhënë opinione por nuk do të dërgojnë përfaqësues të tyre në komision. Ndërkohë që KLP, pra këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar dy anëtarë, njëri prej tyre prokuror.