Mike dhe Miq po lkën 2025-a. Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Ju njoh me ngjarje të rëndësishme Konservatore.
– 13 Dhjetor 2025 Tryeza politike e Partive Jo Parlamentare miratoi një projekt dokument për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe Reformën Teritoriale. Dokumenti u dorëzua në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Ambasadat : USA – MBE BE – Selia e Shenjtë Vatikan Tirana.
– 11 Nëntor 2025 Tale – Lezhë u mblodh Asamblea lokale dhe u miratua dokumenti kundër popullimit me emigrantë ekstra Europianë të qyteteve Lezhë – Shëngjin. Zonja Flora Shabi këshilltare bashkiake lista konservatore 2015 u komandua me detyrë të drejtojë asamblenë pas përfundimit të mandatit të zotit Artur Ndreca.
– 03 Tetor 2025 Prizren – Shemadi u ftuam të ishim në dëgjesë. Sesion Shkencor me inagurim të bustit Principata Lekë DUKAGJINI – Republika e Kosovës.
– 26 Shtator 2025 Në Koplik Malësi e Madhe u realizua takimi zyrtar i Asamblesë Konservatore. U zgjodh kryetar Asambleje, zoti Nikoll GJEKAJ
– 26 Korrik 2025 Akademia Kombëtare Konservatore realizoi sesionin e XlV Mukja 82 Vjet.
– Qershor 2025 Konservatorët nuk njohën zytarisht zgjedhjet 11 Maj 2025
– 11 Maj 2025 Konservatorët deklaruan distancë me parlamentin që do përbëhej mbi 110 Deputetë me suport finaciar, Fondacioni George Alex Soros.
– 11 Prill 2025 Konservatorët ishin bashkë organizatorë në takimin Republika e Kosovës Gjilan Zhegër. Promemorie për Heroin Idriz Seferi.
– Prill 2025 ne dhamë kontribut moral në fushatë zgjedhore për Aleancën Shqipëria Madhështore.
– 12 Mars 2025 Konservatorët zyrtarisht dorëzuan listën me 11 Emra personalitetesh si kandidatë të mundëshëm për deputetë, pranë zyrës së kryetarit të PD drejtuese “Aleanca Shqipëria Madhështore” Në takime me zyrtarët më të lartë të PD Prof. Dr. Sali Berisha, Dr. Flamur Noka e Prof. Dr. Luciano Boçi ne u’a bërë të qartë se :
Në listë opozitare nuk duhet të ketë asnjë kandidat që është i zgjedhur i identifikuar apo ka patur lidhje me Fondacionin George Aleks Soros në rast të kundërt do ndërpritej lobimi konservator me zyrën Ovale për të hequr “Non Grata” USA të kryetarit PD
– 20 Shkurt 2025 Partia Kombëtare Konservatore Albania paraqet dokumetat pë rregjistrim në KQZ Zgjedhje 2025
– 2025 Kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore Albania ka prodhuar dhe elaburuar mbrojtur doktrinën konservatore pro Donald J Trump, pro Familjes, Traditës, Pronës dhe ka mbrojtur vëllezrit shqiptarë kudo ata janë rezidentë. Ne jemi në opozitë me pushtetin e Rilindjes dhe Edi Ramen. E kemi kundërshtar politik ER por jo nuk kemi armiq. Ne sinkonservatorët e vetëm zyrtarë në Shqipëri mendojmë se ashtu si më 2017 me rezistencë paqësore përpara kryeministrisë e largojmë Edi Ramën si kryeministër i gjetur me qeveritarë të korruptuar dhe hajdutë të taksave dhe buxhetit të shtetit tonë.
Përgatiti:
Kryetar i Partisë Kombëtare Konservatore Albsnia,
Kujtim Gjuzi
Konservatorët urojnë popullin shqiptar, gëzuar Vitin e Ri 2026!
Promoted Content








