Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kanë qenë tre liderën shtetërore të Kosovës ata të cilën kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Në një ceremoni zyrtare, nënshkrimin e dokumentit të aplikimit, e kanë bërë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.
Kosova muaj më parë ka aplikuar për tu bërë pjesë edhe e Këshillit të Evropës.
Ditën e djeshme kryeministri Alibn Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se ka ardhur koha për nga pozita e statusit potencial për kandidat të kalohet në statusin e vendit kandidat duke vendosur kështu raporte të reja me Bashkimin Evropian.