Kreu i SPAK-ut paralajmëron hapin tjetër, kush pas Saliut?

0

SPAK-u është kryefjalë e muajve të fundit që kulmuan me futjen brenda familjes Berisha.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi gjatë një aktiviteti me Prezencën e OSBE-së se prokuroria me një qasje të re po i kushton rëndësi hetimit të veprave penale të kryera nga funksionarët publikë në fushën e hetimeve financiare.

SPAK u ka kushtuar një vëmendje të veçantë veprave penale të kryera në kuadër të korrupsionit të funksionarëve publikë, ku përfshihen edhe ato në fushën e prokurimit publik.

Qasja e re e ndjekur konsiston në rritjen e efektivitetit të hetimeve nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në fushën e hetimeve financiare.

Nga ana tjetër, formulimi ligjor i veprave penale përkatëse mund të ketë nevojë për përmirësime të mëtejshme” tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu