Krimet e kandidatëve në garë për deputetë/ Nga vjedhjet, evazioni fiskal, ato që s’kujtojnë dhe aksidentet

0

Efektet e fundit ligji i dekriminalizimit i prodhoi në zgjedhjet e 14 Maj 2024, kandidatët për 61 bashkitë e vendit kaluan në filtër ndërsa me vendim të Gjykatës së Posaçme i dënuar rezulton kryebashkiaku i Mallakstrës Qerim Ismailaj.
Referuar emrave që Komisioni Shtetëror ka dërguar për zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 Maj 2025, në listën e parë me 16 kandidatë dy partitë kryesore Socialistët në pushtet dhe Demokratët ne Opozitë janë kujdesur të mos kenë asnjë garues me të shkuar në konflikt me ligjin.

Po përse janë dërguar për verifikim 16 garuesit dhe arsye që ata do ti nënshtrohen hetimit të thelluar.

Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re. Rezulton se ka qenë i dëbuar nga autoritetet Greke si person i dyshuar dhe i përfshirë në veprën penale të vjedhjes.

Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”. Deklaron se është dënuar nga autoritetet Franceze pasi ka shkelur në vitin 2023 afatin e qëndrimit në zonën Schengen prej 90 ditë.

Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet në qarkun Shkodër nga Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim” Deklaron se ka qenë person në hetim nga autoritetet Gjermane pasi është larguar nga vendi ngjarjes pasi është përfshirë në një aksident. Si dënim të marrë në vitin 2024 nga drejtësia në Duisburg ai ka vetëdeklaruar masën administrative gjobë.

Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet në qarkun Elbasan nga “Koalicioni Euroatlantik” udhëhequr nga ish kryedemokrati Lulzim Basha rezulton se do ti nënshtrohet hetimit të thelluar pasi ka emrin e ndryshuar. Më parë ky shtetas sot kandidat quhej Avdulla. Po ashtu ai deklaron se ka edhe një dënim nga autoritetet greke me 60 ditë burg për leje qëndrimi të parregullt, dënim i pezulluar.

Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet në qarkun Kukës nga Partia Lëvizja Bashkë deklaron se është dënuar nga autoritet shqiptare, përkatësisht gjykata e Kukësit për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Dënimi me 2 muaj burgim i përket datës 23 Maj 2014.

Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet në qarkun Tiranë nga Partia “Mundësia” e drejtuar nga deputeti Agron Shehaj deklaron se ka shkelur rregullat e Azilit në Francë dhe është dëbuar nga ai vend.

Altin Avni Muceku, kandidat për deputet në Tiranë nga Partia “Mundësia” e drejtuar nga z.Agron Shehaj deklaron në formularin e Dekriminalizimit se është dënuar nga dy vende të BE përkatëisht Franca dhe Austria për emigracion të paligjshëm. Këto dënime datojnë 7 vite më parë në 2018.

Entela Skënder Sula, kandidat për deputet në Tiranë nga “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj” rezulton se 26 vite më parë është dënuar nga autoritetet Franceze me arsyen Refuzim kërkese për Rezidencë.

Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet në Lezhë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Deklaron se prej 4 vitesh është në pritje të gjykimit nga drejtësia italiane për veprën penale të evazionit fiskal.

Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet në Fier nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, deklaron se në periudhën e Pandemisë Covid-19, përgjatë vitit 2022 në Gjermani është dëbuar.

Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj” rezulton se është i dëbuar nga autoritetet Serbe por si arsye apo motiv ai thotë se ka qenë e pajustifikuar.

Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet në Dibër nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” deklaron se është i gjykuar në Greqi për kalim të paligjshëm kufiri dhe në Itali është dënuar, por se mban mend motivin Ndërsa Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet në Vlorë nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” deklaron se është dënuar nga Olso Norvegji për tejkalim leje qëndrimi në vitin 2018.

Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet në Lezhë nga “Partia Socialdemokrate” deklaron se një ngatërresë e çastit e ka vënë përballë drejtësisë italiane në qytetin e Barit.

Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Partia “Socialdemokrate” deklaron se ka qenë në hetim dhe gjykim nga autoritetet gjermane për veprën penale të vjedhjes në vitin 2015, por ka marrë në apel pafajësi.

Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet në Korçë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”. Deklaron se është arrestuar në Pogradec për prodhim armësh dhe rrahje, por ka fituar pafajësi. Ndërsa nga drejtësia Italiane në Katania ka qenë i proceduar dhe për burgosjen e padrejtë ka marrë edhe dëmshpërblim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu