Kriza intelektuale e së djathtës dhe fitorja epike e PS-së, apo e perëndimit?!

0

Shkruan Dr. Ndoj Mhilli

Fitorja epike e PS sa e vërtet po aq edhe e çuditshme për çdo logjikë intelektuale. Mirëpo në gjykimin tim kjo nuk ishte fitore e PS, por një bojkot i të djathtëve, të cilët në mënyrë të përsëritur, të virtytshme, shpëtimtare për vendin dhe qëndrestare sizifiane, kanë dhënë mesazhin jetik: hapje dhe reformim të thellë të PD-së. Mesazh të cilin për asnjë çast nuk e ka marrë parasysh, lexuar siç duhet elita drejtuese e PD-së zyrtare dhe jo zyrtare. Sigurisht kjo e bërë qëllimisht në funksion të luftës për karrige dhe pushtet, duke dëmtuar rendë të ardhmen e vendit dhe të djathtës së vërtet shqiptare. Kësisoj PD zyrtare dhe jo zyrtare duhet ta drejtoje gishtin e fajit së pari nga vetvetja dhe së dyti të bëjë analizë të thellë për arsyet e humbjes tronditëse, së treti të ofrojë rrugët e daljes nga vdekja klinike.

Nga ana tjetër kjo nuk ishte fitore e PS-së, por “përdhunim” i së djathtëve, më saktë goditje nokdaun. Një fitore që shkon në kufijtë e të neveritshmes dhe fyeses së çdo njeriu që është intelektualisht opozitare në këtë vend pa pasur kurrfarë kahje partiake.

Gjithashtu, PD dhe Koalicioni Bashkë Fitojmë me këtë humbje epike, do duhej të kishte nxite drejtuesit dhe gjithë elitën e saj të jap menjëherë dorëheqjen. Madje të mos guxonin të dilnin kurrë më në TV a ku do tjetër në funksionin e politikanëve. Mirëpo janë aq të pafytyrë, sa paturpësisht fshihen pas gishtit: nën moton na vodhën, na dhunuan etj., etj. Për mua në panoramën e përgjithshme pa mohuar se ka pasur probleme janë thjesht justifikime diletante, sepse po të kishte krijuar fryme fitoreje nëpërmjet alternatives konkrete, uraganin opozitare nuk e ndale asgjë. Për faktin e thjeshte se vota mund të blihet e vidhet në këtë vend, siç është blerë intimiduar e vjedhur për 75 vjet, por kurrë fryma.

Sinqerisht përballë një kundërshtari të konsumuar në mandatin e 3-të, të zhytur në korrupsion të lidhur me krimin e organizuar, sikurse të gjithë të tjerët të dalë nga PPSH, me skandalin MekGonikal, me skandalin me inceneratorët, dhe mbi të gjitha me varfërimin dhe shpopullimin e vendit, ajo si logjikë do duhej të kishte humb në mënyrë epike, dërrmuese dhe të neveritshme për ta, mirëpo ndodhi e anasjella. Pra çuditërisht, jashtë çdo lloj logjike intelektuale, kjo gjë nuk ndodhi! Kësisoj, vetiu lind pyetja pse? Dy janë përgjigjet me logjike të mundshme: 1. Opozita nuk arriti që për asnjë çast të ofrojë dhe të bëhej alternativë qeverisëse. 2. Ky popull është i majtë a komunist quajeni si të doni. Mirëpo as kjo tezë po të kemi parasysh fitoret e para të PD-së në Jug e Veri të Shqipërisë nuk i qëndron shumë një logjike, leximi dhe analize të ftohtë.

Nisur nga sa më sipër, më rezulton se, si do që të ishte opozita, më së paku qeveria duhej të merrte një shpullë në surratin e saj të vjetruar dhe të moçëm, si pasoj e reagimit qytetare, mbase duke i dhënë, në rastin më të mirë, një fitore minimaliste. Mirëpo kjo gjë nuk ndodhi për hir të së vërtetës katërcipërisht për fajin e opozitës, madje me tallava, me shaka, ironi dhe sarkazëm pa projekt të qenësishëm politik dhe të konsumuar, PS, tashmë aktori i humorit të estradës alla shqiptare, Edi Rama, fitoj në mënyrë epike. Në rrethana të tilla, ndërmend më vjen pyetja, vallë a do të kishte fituar e djathta e vërtet në rrethana të ngjashme në kaq mënyrë epike? Me shumë gjasa jo.

Atëherë, duke u nisur nga ky konstatim duhet të dalë në një logjikë tjetër arsyetuese: PS u mbështet nga partnerët ndërkombëtarë për të goditur nongratat dhe dhënë një mundësi vendit për një të ardhme më të mirë. Mirëpo, mjerisht edhe kjo teze ka disi mangësitë dhe paqëndrueshmëritë e veta, sepse partia tjetër nongrata PSD arriti të dilte (në mjaft bashki) para PD zyrtare dhe të rritej në mënyrë marramendëse para syve të perëndimit.

Ndërkaq PD zyrtare që luftoj më shumë me tezën nongrata se sa çdo gjë tjetër nuk arriti të bëhej minimalisht forcë e tretë politike dhe maksimalisht force e parë, siç do duhej të bëhej në rastin e një vendi normal, opozite normale dhe logjike normale. Mirëpo pyetja që më vjen ndërmend është pse ndodhi kjo, cilat janë shkaqet dhe arsyet? Kjo mendoj se ngjau për faktin e thjeshtë se PD zyrtare doli shumë vonë në fushat, pa figura të qenësishme, pa kurrfarë risie dhe pa alternativa madhore novatore qeverisëse. Madje për më keq të krijonte idenë se nuk ishte e sinqertë dhe e shitur.

Nga kjo me rezulton, mjerisht e me keqardhje se ky popull që u ble nga PSD dhe të tjerat aty-këtu nuk ka kurrfarë parimi, vlere a virtyti të madhërishëm po t’i referohemi Pseudolonginit. Pra jo pak shqiptare u blenë në pazarin e kazanit alla shqiptarë pa shoq mbi dhê. Tek e fundit politikanët tanë nga familje dhe vatra shqiptare kanë dalë, së paku në dukje. Me pak fjalë çdo “popull meriton” atë qeverisje që ka, sidomos kur shitet e blihet në sahanin e çdo armiku të tij shekullor. Mjerisht, argatëria ka kosto të rendë. Megjithatë për t’i dhënë Cezarit atë që i takon Cezarit, nga pikëpamja pragmatike është e justifikueshme, sepse nuk panë askund alternative, përveçse përplasje interesash për pare dhe pushtet. Sigurisht nën logjikën e thjeshtë do të marrë këto para se asnjeri nuk më ka shërbyer për asgjë, dhe nuk më ka mundësuar një jetë dhe të ardhme më të mirë. Kjo është një e vërtet e madhe fatkeqësisht dhe e frikshme njëkohësisht, të cilën e ka mbrujt dhe ushqyer klasa rrënimtare politike shqiptare, e cila nuk i ka lënë gjë mangët asnjë pushtuesi shekullor. Ndërkaq, nënvizoj se, edhe për faktin se shqiptarët në mënyre dërrmuese me shume se sa nxorën fitues PS-në çuan  mesazhin e bojkotit të madhe ndaj klasës politike 32 vjeçare.

Mos u ngutni në gjykim sepse do t’i japim Cezarit atë që i takon Cezarit, pra popullit! Këtu duhet të theksohet se shqiptarët treguan zgjuarsi, duke zgjedhur proamerikanzimin me shume se sa PS-në. Gjë që duhet të nënvizohet e thuhet me të madhe për faktin se është e vërtet, megjithëse ka çalime të vogla, të cilat i cekëm më herët. Pra vendosën një hap drejtë një të ardhmeje të re më të mire, klase të re politike euroatlantike, një hap larg pa i dhënë shkelmin e fundit të së shkuarës. Mirëpo po aq e vërtet është se amerikanet të mësuar nga tradhtitë e liderëve të shqiptarëve, që ua lanë në dorë atë parti, disi edhe për faj të heshtjes së tyre, nuk panë si partner të besueshëm as PD zyrtare, të themeluar nga ata mbi gjakun dhe në emër të shqiptarëve të ndershëm që vdiqën më keq se kafshët në tortura, burgje, internime, përdhunime, vdekje urie, pushkatime etj., gjë që favorizoj rëndshëm PS. Argument që dëshmohet, jetësohet qartë nga rezultati i zgjedhjeve.

Kjo humbje e frikshme e opozitës në vetvete do të thotë “vdekje e opozitës” dhe kjo është e tmerrshme për një vend demokratik dhe të ardhmen e vendit. Mirëpo në këtë rast me sa duket vdekja i shërben shpëtimit nga kjo klasë politike 32 vjeçare, vetë ringjalljes si sfiniksi nga hiri.

Sidoqoftë edhe pala tjetër nuk ka një fitore aq epike sa çduket në hartën mavi të Shqipërisë, madje defakto ka një fitore jo aq legjitime, sepse fitoj pa pjesëmarrjen e minimalisht të 45% të votuesve shqiptar. Pare në thelb me rezulton se 62% e shqiptarëve në mungesë alternative bojkotuan duke refuzuar bindshëm klasën politike 32 vjeçare.

Nga sa me sipër, sidoqoftë del se, ka shpresë për lindje, rritje apo reformim të një opozite. Kësisoj besoj se uragani i ardhshëm do të jetë po aq i rreptë edhe ndaj PS, nëse Jugu emancipohet po aq sa u emancipua Veriu, duke dale nga militantizmi politik, ndër llogoret në të cilat i vendosën politikat antishqiptare të Ramiz Satanist Alisë-Nexhmije Sataniste Hoxhës. Militantizëm i degjeneruar, i cili i ushqyer nga klasa politike dhe sistemi, ka rezultuar rrënimtare për vendin dhe jetën e çdo shqiptari të djathë e të majtë.

Valle ende nuk e keni kuptuar se shqiptaret e ndershëm nuk iu duan asnjë?! Prap doni dëshmi ju përfaqësuesit e klasës politike 32 vjeçare të dalë nga PPSH, të cilën e themeloj UDB për të rrënuar shqiptarët dhe kombin tonë?! Zoti e bekoftë Amerikën që na mbrojti, edhe nga vetvetja, edhe pse me pasoja të rënda. Kësisoj i bëj thirrje asaj që të krijoj parti të reja politik dhe një TV kombëtar, si dhe të shpallë një orë e më parë partitë politike në Shqipëri organizata kriminale, sepse të tilla janë. Ato janë të lidhura ngushtë me krimin e organizuar, intimidimin, frikësimin, shantazhet, vrasjet,  prostitucionin, pornografinë, trafikimin e qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike etj. Madje në ligësinë e tyre djallëzore ja kalojnë vet satanit, bilës edhe ai do ti kishte zili për shërbimin ndaj të keqes dhe atij. Të jeni të bindur se asgjë nuk ka ndodhe as nuk ndodhë në këtë vend pa qenë pas dora rrënimtare e tyre.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu