Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur sot me gazetarët lidhur me çmimin e energjisë elektrike, ka kritikuar mediat.
Ai u shpreh se titujt e mediave s’kanë lidhje me përmbajtjen.
“Në këtë epokë të leximit të titujve titujt bëhen të atillë që s’kanë lidhje me përmbajtjen. Shokon filani, hedh bombën fisteku. Çmendet dynjanë. Hedh bombën, shokon, trondit. Thotë njeriu sa vetë janë vrarë. Kur hap del një karagjoz që ka thënë një fjalë të pistë dhe thoni ka hedhur bombën. Shokon, trondit, e bombë po nuk ju dolën 80% e atyre që hidhni ju në youtube hajdeni ta diskutojmë. Ça është ky muhabet, sikur jetoni me bomba poshtë krevati”, u shpreh Rama.
Enti Rregullator i energjisë miratoi sot uljen qesharake të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 shkurti deri më 31 dhjetor 2025. Për ata që konsumojnë deri në 700 kWh, pagesa është 8.5 lekë kilovati, ndërsa mbi 700 do të paguajnë 9.5 lekë/kilovati.