Kurban Bajrami/ Besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej

0

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificës. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit në orën 06:00.

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri.  Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”,-ishte lutja e kreut të KMSH, Bujar Spahiu.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu