Shkruan Rigels Seliman
Shtohen të tjera skandale për ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.
Kjo e fundit u emërua ministre në kabinetin qeveritar “Rama 3” në shtator të vitit 2021, ndërkohë që para se ta katapultohej në këtë post, ajo ka drejtuar AZHBR-në. Por teksa sot që flasim bujqësisë dhe blegtoria janë në ditët e tyre më të zeza për shkak të paaftësisë së ministres Krifca, e cila më herët, pra në vitin 2017, është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Me gjithë skandalet që kanë shpërthyer së fundmi, mesa duket Krifcës nuk po “i hyn asnjë gjemb nën këmbë” pasi burime bëjnë me dije se ajo ka përkrahje të fortë nga një biznesmen i fuqishëm i afërt me qeverinë. Jo vetëm kaq, por skandali qëndron dhe tek emërimi i zonjës Krifca në krye të AZHBR. Në kohën kur ajo mori atë post, i gjithë emërimi është bërë në shkelje të ligjit. Të paktën kështu ka deklaruar ish-deputeti i LSI-, Endrit Braimllari, i cili pak kohë më parë akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dhunon ligjin e Shërbimit Civil. Deputeti Braimllari shprehej asokohe se drejtoresha e re e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca është emëruar nga Rama në këtë detyrë në shkelje të ligjit dhe pa konkurs.
Duhet theksuar se kjo është drejtoria më e pasur e ministrisë së Bujqësisë dhe projektet e saj arrijnë në shifra miliarda lekësh në vit. Edhe më i rëndësishëm është fakti që këto financime të huaja janë në shumicën e tyre “grante” falas, që shfrytëzohen për t’u bërë ndere dhe qoka miqve, interesave ekonomike dhe atyre elektorale. Ja reagimi i deputetit të LSI-së Endrit Braimllarit: Skandal.
Edi Rama me dorën e tij dhunon ligjin e shërbimit civil. Edi Rama emëron në kundërshtim me ligjin drejtoreshën e AZHBR-së, Frida Krifca. Tepsia e kalbur Edi Ramës nuk njeh ligjin. Ky kryeministër, i cili propagandon me të madhe për pastrimin e administratës nga të paaftët e bën vetëm për shoë mediatik, sepse emëron çdo ditë njerëz të paaftë dhe në kundërshtim me ligjin. Ka emëruar në shkelje me ligjin Frida Krifcën, e cila do të menaxhojë qindra milionë euro nga BE. Ndonëse ligji e thotë qartë, që për funksione të tilla, duhet të fitohet konkursi i Trupës së Nëpunësve Civil të Nivelit të Lartë Drejtues, drejtuesja në fjalë ka dështuar në konkurset ku ka marrë pjesë. Megjithatë, Rama që ligjin e përdor për shoë-n e vet, e ka shkelur atë, kur bëhet fjalë për të emëruar drejtorët e tepsisë së tij të kalbur”, përfundon denoncimin e tij deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari.
Braçe: Fondet e bujqësisë të pamjaftueshme
Ndërkohë, në miratimin nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2023 nuk munguan propozimet e deputetit të PS Erion Braçe për bujqësinë, si i vetmi zë kritik gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë. Braçe ndërsa nuk u pajtua me fondin e vënë në dispozicion për bujqësinë, duke u shprehur se ai përmban më pak para për fermerët dhe nuk mbulon të gjitha nevojat e tyre. “Në buxhet për vitin e ardhshëm keni 1.97 mld lekë, keni më pak. Për naftën deri tani pa asnjë shtesë duhen paguar 1.9 mld lekë, ndërsa për vitin e ardhshëm keni 1.6 mld lekë. Keni më pak.
Nuk shkon logjika që kur planifikojmë për vitin e ardhshëm që rritja ekonomike do të na vijë nga konsumi, ne të kemi në skema mbështetëse të drejtpërdrejta për fermerët më pak lekë se ça kemi tani në buxhet. Është e domosdoshme të ndodhë shtesa sepse u është dhënë fjala atyre njerëzve atje, duhen shtuar para. Sot kemi 1.9 mld lekë për naftën, por akoma 1/3 e familjeve nuk kanë marrë naftën. Ka akoma familje blegtorale që nuk kanë marrë paratë, edhe pse kanë plotësuar kushtet që vendosëm ne.
Për këtë vit duhet të shtojmë paratë, duhen 1 mld lekë për të paguar naftën deri në fund dhe mbështetjen tjetër duke nisur nga fara e fidanë, deri te tufa bazë e matrikulluar, edhe për vitin tjetër duhen shtuar lekë, për të ruajtur trendin e këtij viti që bujqësia të ndikojë në rritjen ekonomike vitin tjetër, por edhe për të zbutur inflacionin.” Braçe kërkoi që të hiqet një pjesë e parave të parashikuara për investime publike dhe ato të shkojnë për nevojat e bujqësisë, por ministrja e Financave e kundërshtoi duke argumentuar se ka fond rezervë që do të alokohet sipas çdo rasti”, tha ai. Po ashtu Braçe propozoi që të ndryshohet skema e TVSH për bujqësinë, për të nxitur përpunuesit që të përqendrohen te prodhimi vendas dhe jo tek importi.
Në foto Ministerja Frida Krifca, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe pedofili 64-vjeçar Vesaf Musa nga Vlora, i arrestuar për vepra të turpshme seksuale me një 14 vjeçare në fshatin Levan.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.








