Kush të tha s’e të kemi harruar

0

Shkruan Leonardo Nika

Poezi dedikuar këngëtares së madhe shqipëtare Parashqevi Simaku

Kush të tha s’e të kemi harruar
Të kanë gënjyer të kanë mashtruar
A mund të harrohet ai zëri jot
Nuk bëhet fjalë s’e themi dot

Në festivale kur ti këndoje
Nga ekrani na gozhdoje
Poezinë për ty me lot do e qajë
Ka ditur s’e çka lindur ajo Kavajë

Kur të shikonim me anë të televizorit
I dridhej zemra spektatorit
Vokali yt ishte i bukur
Dhe në skenë ngjaje si flutur

Me të vertetë u largove nga ky atdhe
Por shpirtin dhe zemrën e le tek ne
Por të jesh e bindur s’e nuk të kemi gjykuar
Prapë të deshëm dhe s’të kemi harruar

Mungesën tënde e kemi ndjerë
Je e jona s’e këtu ke lerë
Për ty lutemi Parashqevi
Ty të rujt ajo perendi

Natyra me ty qënka bujare
Bukurinë s’ta ka marrë fare
Ke të njëjtën bukuri
Që të ka falë ajo perendi

Dëgjo këtu Parashqevi
Veç por nuk erdhe në Shqipëri
Ne do të mbysim me përqafime
Buqeta me lule do kesh nga ana ime

Këngët e tua i dëgjojmë
Është një dëshmi që s’të harrojmë
I tilë është brezi jonë
Që të do dhe të respektonë

Me pak fjalë po e mbyll
Ti për ne je gjithmonë një yll
Yll ke qënë dhe do mbetesh
Je si floriri që nuk tretesh

Unë po të shkruaj si spektator
Nuk më detyroi askush me zor
Kështu e ndjeva kështu shkrova
Për të të thënë s’e nuk të harrova

Për ty lutemi shpirtërisht
Zoti ju bekoftë familjarisht
Jemi spektatorët shqipëtarë
Malli për ty shumë na ka marrë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu