Shkruan Kostantin E Luçi
Kur Jezu Krishti ishte 40 ditësh, shën Maria dhe shën Jozefi, e çuan në tempullin e Jerusalemit, sipas ligjit të Moisiut. Ata ofruan dy turtuj ose pëllumba si flijim në tempull.
Atje në tempull, ata u pritën nga një burrë i moshuar dhe shumë i zgjuar i cili quhej Simon, që kalonte kohë duke studiuar dhe duke lexuar për profetët e Izraelit, dhe për ardhjen e Mesisë.
Simoni kalonte kohë duke u lutur, dhe në një moment ai ndigjon zërin e Perëndisë, që i thotë, se nuk do të vdiste pa parë Mesian. Sapo pa Jezu Krishtin, Simoni e merr Jezu Krishtin fëmijë në krahë dhe thotë: Zot, lëre tani shërbëtorin tënd të shkojë në paqe sipas premtimit tënd, sepse sytë e mi panë shpëtimin tënd që ti ke përgatitur përpara gjithë popujve, një dritë për t’u sjellë zbulesë johebrenjve dhe lavdinë për popullin tënd të Izraelit.
Pas paraqitjes (kushtimit) në Tempull, shën Maria me shën Jozefin dhe Jezu Krishtin fëmijë u kthyen në qytetin e Nazaretit në rajonin e Galilesë.
Në Ungjillin e Lukës, 2:22-29 na thuhet për këtë ngjarje, ku dhe shkruhet:
22 Kur, sipas Ligjit të Moisiut, u mbushën ditët e pastrimit të tyre, e çuan në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit,
23 siç shkruan në Ligjin e Zotit: ‘Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit’
24 dhe për të dhënë flinë siç thuhet në Ligjin e Zotit; ‘një palë turtuj ose dy zogj pëllumbash.’
25 Në Jerusalem asohere jetonte një njeri, që quhej Simon. Ishte njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm. Priste Ngushëllimin e Izraelit e në të ishte Shpirti Shenjt.
26 Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do të vdiste pa e parë Mesinë e Zotit.
27 I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi në Temull. Kur prindërit e sollën Jezusin Foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të,
28 Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha:
29 “Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë