Ky është 41-vjeçari që u ekzekutua me kallash në Fier

0

Tronditet Fieri. Ekzekutohet me armë zjarri një 41-vjeçar, Erjon Javori. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen ‘16 Prilli” e njohur si lagjja e “Backallinjve” në Fier. Policia ka rrethuar zonën dhe është vendosur në ndjekje të autorëve duke ngritur postblloqe.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erjon Javori 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit” njofton policia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu