Ky është Xhemali, bashkëshorti i 41-vjeçares së vrarë/ Detaje të reja, e kishte kërcēnuar se do e vriste

0

Personi në foto është 45-vjeçari Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila vrau veten duke pirë fostoksinë në Durrës.

Xhemal Loka raportohet se pasi kthimit nga Greqia, ku ishte emigrant, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve, por 41-vjeçarja nuk e ka denoncuar në polici.

Nga hetimet ka rezultuar se 41-vjeçarja u vetëhelmua me fostoksinë më 2 Janar pas dhunës së vazhdueshme psikologjike të bashkëshortit të saj.

45-vjeçari është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërsa në banesë u gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, Xhelal Lokës iu është sekuestruar edhe celulari, të cilin ai e kishte fshehur, ndërsa raportohet se nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Ky celular, së bashku me celularin e viktimës, janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.

Gjithashtu, po kryehen veprime hetimore për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”, ku u publikuan foto denigruese të saj.

Dëshmia e bashkëshortit, Xhemal Loka

Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Xhemal Loka ka deklaruar se një natë para ngjarjes e shoqja ka qenë në rregull dhe s’ka patur shqetesime. Ai ka treguar se e kanë kaluar mbrëmjen në rregull duke festuar Vitin e Rim, por sipas tij prej kohësh gruaja kishte shfaqur shqetësime pasi nuk përballonte dot fotot denigruese ndaj saj të publikuara në TikTok.

Xhemail Loka ka dëshmuar se mëngjesin e 2 Janarit është çuar dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, në mes të shtëpisë.

Me automjetin e vëllait të tij e kanë trasnportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ku mjekët i kanë komunikuar se ajo kishte konsumuar fotosksinë. Më pas e kanë nisur ambulancë në drejtim të QSUT për mjekim më të specializuar ku është vendosur në reanimacion, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shendetsore ka ndërruar

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu