Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur s’të pëlqen mesazhi, përpiqesh të sulmosh lajmëtarin

0

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, hodhi poshtë të premten pretendimet se ai ishte i njëanshëm në favor të Serbisë në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi, përpiqesh të sulmosh lajmëtarin,” tha Lajçak në një panel në Forumin To Be Secure në Mal të Zi kur u pyet në lidhje me akuzat për anshmëri nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Dialogu është këtu që nga viti 2011. Ka pasur qeveri të ndryshme në Serbi dhe Kosovë, përfaqësues të ndryshëm të BE-së, por dialogu është rruga e vetme,” tha ai.
“Fakti është shumë i thjeshtë: nuk ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Lajçak

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu