Lajm i mirë: Do votojmë ligj që heq pengesat për dënimin e çdo kryeministri

0

Për Euronews Albania, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sapo PD të vijë në pushtet do të miratojmë ligjin që heq parashkrimin për çdo kryeministër në 30 vite.

Berisha nënvizoi se kush shkel ligjin do të dënohet dhe se nuk do të përjashtohen as ministrat.

“Ik, ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër dhe kjo nuk përbën asnjë lloj amnistie. Përkundrazi, unë publikisht kam kërkuar dhe propozuar që për Kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Unë ju garantoj që ky ligj do të hyjë në fuqi dhe do jetë një nga ligjet e para që do miratojë PD. Firmose, vodhe në qeli do të shkosh. Një nga ligjet e para që do të votojë, heqja e amnistisë për çdo kryeministër 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat, nuk mund të kenë ata. Ky parashkrim pastaj shndërrohet në lak në fyt për qytetarët. Po e shkeli ligjin ai do të dënohet”, tha kreu i PD-së për pyetjen e drejtuar nga gazetari Ardit Hoxha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu