Kreu Bota “Lavdi Allahut”, Trump merr vendim për Iranin

“Lavdi Allahut”, Trump merr vendim për Iranin

0

residenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar një deklaratë të fortë në Truth social, duke paralajmëruar zhvillime të mëdha lidhur me Iranin.

Ai përmendi një “ditë të centraleve dhe urave”, duke lënë të kuptohet për veprime të mundshme strategjike, raporton IndeksOnline.

Në mesazhin e tij, Trump përdori gjuhë kërcënuese, duke i bërë thirrje Iranit të hapë një ngushticë të rëndësishme, ndërsa paralajmëroi pasoja të rënda në të kundërtën.

“E Marta do të jetë Dita e Termocentraleve dhe Dita e Urave, të gjitha në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapeni dreqin Ngushticën, ju të çmendur, përndryshe do të jetoni në ferr – VETËM SHIKONI! Lavdi Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump.

Deklarata e tij pritet të ngjallë reagime dhe të rrisë tensionet në skenën ndërkombëtare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu