Lirohen protestuesit, Bardhi: Policët janë identifikuar dhe do mbajnë përgjegjësi personale

0

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat pas lirimit të katër protestuesve, tha se ata u mbajtën peng nga regjimi i Edi Ramës.

“Gjykata dhe prokuroria vërtetoi sot se Andrea, Kindi, Bledari dhe Ismeti ishin për rreth dy ditë, të marrë peng nga Policia e Shtetit si të arrestuar, të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës.

Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestuesve, të marrë peng për rreth dy ditë.

Secili prej punonjësve të policisë është i identifikuar me emër dhe mbiemër. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal gjatë ditës së djeshme dhe një ankesë pranë AMP.

Por unë dua që secilit prej tyre t’i bëj një paralajmërim publik se dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe merr pasoja personale.

Çdo punonjës i veshur me uniformën e policisë duhet të zbatojë ligjin dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

E përsëri se secili prej tyre është identifikuar, do të mbajë përgjegjësi penale, sikundër do mbajnë edhe përgjegjësi personale.

Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë katër protestuesit. Asnjë prej tyre nuk ka shkelur ligjin”, tha Bardhi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu