Shkruan Zef Ndreka
Po të vërejmë me kujdes sjelljen e partive kryesore në Shqipërisë, e veren se “shigjetat” për të mbledhur vota janë drejtuar për nga emigrantët. Sepse tashmë është e qartë se vetem votat e tyre mund të jenë përcaktuesit e fituesit. Ndërkohë është fakt se votat e shqiptarëve këtu në Shqipëri nuk sjellin asnjë risi. Ato janë pak a shumë të përcaktuara, edhe pse kërkohet mandati i kater radhazi nga socialistët. Për shumë arësye që lidhen me interesat përsonale më shumë se të partive, në zgjedhjet e 2025, socialistët mund të thellojnë fitorën e tyre brënda Shqipërisë.
Lëvizjet e Ramës në Athinë, në Selanik, në Milano dhe SHBA synojnë të thellojnë fitorën nga ana e emigrantëve.
Nga ana tjetër, demokratët e foltorës përpiqen mediatikisht, por luftën më të ashpër politike përpiqen ta zhvillojnë mbënda territorit, për të polarizuar e për të rritur votat, edhe pse pa moral politik.
Por sido, sondazhet tregojnë një kurbë rënieje të opozitës, për faktin e thjeshtë se ajo gjendet tërësisht e coptuar, pa dritë jeshile për tu bashkuar apo forcuar për tu bërë alternativë pushteti.
Krijimi i partive të reja, kryesisht skizione të PD-së kanë krijuar një situatë që veç aleancat e tyre mund të mbledhin disa vota për të krijuar një grup parlamentar.
Ndërkohë PD-ja vazhdon rrugën e vetë defaktorizimit për interesa përsonale e familjare, tashmë shumë të qarta edhe për foltoristët.
Gënjeshtrat dhe mashtrimet vazhdojnë ende duke mbajtur me gajret disa foltorist, të cilët s’di pse ndjehen të entusiazmuar nga fitorja e Tramp.
Alibitë si karrem për foltoristët se Tramp do të rishikojë vendimin non grata për Berishën është më shumë se qesharake.
Tashmë është e qartë se vetem bashkimi i forcave opozitare duke humbur paksa nga interesat përsonale dhe miratimi i ligjit elektoral me lista të hapura mbetet rruga e vetme e ndryshimit.
Mbase krijimi i një force të re politike liberal demokrate dhe koalicionet rreth, saj do të jetë një shpresë e vertetë për të mbledhur votat që nuk shkojnë as nga Berisha, as nga Rama. Spektri që kjo parti mbulon në fushën politike, do të jetë nga qëndra e majtë deri në qëndron e djathtë.
Ky grupim që ekziston jo vetëm si frymë, së bashku me parti të tjera të reja e të vogla që janë në të drejtën e tyre të garojnë, mund të kenë në 2025 grupin e vertet dhe të fortë opozitar.
Bashkimi opozitar rreth një subjekti të tillë politik do të krijojë shance reale kundër establishmentit që sot kontrollon politikën, do të jetë një frymëzim dhe orientim i qartë për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptarë
Promoted Content