Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi se gjatë kohës që ka qenë President i republikës në zyrën e tij ka shkuar ish-Ambasadori i SHBA në vendin tonë, dhe i ka thënë se PD po lobon me mbështetjen financiare të Rusisë, por nuk e kishte besuar.
Duke folur në “Ora e Betit”, Meta tha se të gjitha veprimet e bëra nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha janë dhuratë për Edi Ramën.
“Nuk kam se çfarë komenti të bëjë për lobimin e Bashës, sepse fakti që ka pasur një problem është e qartë. Ambasadori amerikan më erdhi në zyrë dhe më ngriti këto shqetësimi sipas tyre, që është në koherencë me këto lajme. Unë nuk e mora seriozisht se mendova se ishte e njëanshme. Edhe Berishë si ka vajtuar sikurse më erdhi mua. Këto çështje e dinë më mirë ato institucione atje dhe i takon PD-së. Ajo që është e qartë se të gjitha veprimet që ka marrë Basha janë veprime dhuratë për Ramën”, u shpreh Meta.