Analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja në “Prime Time” ka folur lidhur me ftohjen e raporteve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij shqiptar, Edi Rama, shkruan Gazeta10.
Lubonja ka shpjeguar me detaje se si sipas tij, Rama një refuzim të takimit me Kurtin nuk e bëri për shkak të hallit të Kosovës por për politikë të brendshme.
“Rama e bën jo se ka hallin e Kosovës siç thotë, sepse sikur të kishte hallin e Kosovës duhet të bënte veprime më herët për të parandaluar këtë lloj konflikti apo krize qoftë duke e ndihmuar, biseduar, afruar sugjeruar Kurtin me një draft Asociacion siç bëri së fundi por duke e konsultuar ose mbështetur disa arguemente që vijnë nga Kurti lidhur me rrezikun që paraqet një Asociacioni ashtu siç e do Vuçiqi që krijon një bosnjëzim të Kosovës. Apo duke i drejtuar gishtin edhe Vuciqit për atë po ndodh, ose të iu thotë ndërkombëtarëve se Kurti së paku nuk akuzohet për korrupsion dhe duhet mbështetur. Pra nuk i bën këto. Përkundrazi ka dal protagonist i izolimit të Kurtit, kur nuk pranoj takimin e qeverive.”, tha ai.