Kreu Bota Lufta/ Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, tensionet mbeten të larta

Lufta/ Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, tensionet mbeten të larta

0

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për një marrëveshje paqeje përfunduan pa rezultat në Islamabad, pas 21 orësh negociatash intensive. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se pala iraniane refuzoi të pranojë kushtet e Uashingtonit, duke theksuar se dështimi i marrëveshjes është më negativ për Teheranin sesa për SHBA-në. Ai nënvizoi se kërkohet një angazhim i qartë nga Irani për të mos zhvilluar armë bërthamore.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane u shprehën se nuk pritej arritja e një marrëveshjeje në një raund të vetëm bisedimesh. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme theksoi se dialogu do të vijojë dhe se kontaktet diplomatike me vendet e rajonit do të mbeten aktive. Ndërkohë, Pakistani, si ndërmjetës, bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve drejt një paqeje të qëndrueshme dhe respektimin e armëpushimit.

Situata mbetet e tensionuar në rajon, pas konfliktit të nisur në fund të shkurtit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, i cili është shtrirë në Lindjen e Mesme. Përplasjet kanë shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha, ndërsa ndikimi është ndjerë edhe në tregjet globale të energjisë, për shkak të tensioneve në ngushticën strategjike të Hormuzit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu