Shkruan Zef Ndreka
Nuk është aspak e vështirë të dallohet qartë se PD-ja, që e mban veten parti kryesore të opozitës, është në një krizë ekzistenciale.
Kjo krizë ku është futur PD-ja është e imponuar nga kriza ekzistenciale e vetë Berishës.
Shpallja non grat-a familjarisht nga SHBA dhe Britania e Madhe, në fakt duhej të nxirrnin PD-në nga qorrsokaku ku zgjodhi vetë të futej.
Pra, ndodhi ajo që realisht nuk duhej të ndodhte në politikën shqiptare. Autoritarizmi absolut i Berishës mbi PD e mori për dore këtë parti dhe e përplasi e me SHBA-të, me Europën dhe Britaninë e Madhe, duke e bërë edhe këtë forcë politike pjesë të halleve përsonale e familjare të familjes Berisha.
Fatkeqësisht kjo ndodhi, edhe pse vetë Berisha premtoi në daljet e tij të para pak viteve, se nuk do e përziente PD-në me nofkën e përjetshme non grat-a dhe me gjyqet e tij.
Shumë para u harxhuan për të krijuar një situatë kaotike në PD, shumë kohë u shpenzua për të koorduar televizione e analistë për ti kthyer restot e dikurshme doktorit.
Me shumë kujdes u grit një kor propagandistik me vajtonjësit publikë për statusin e Doktorit, i cili në të vertetë çiorentoi demokratët dhe ia morën frymën PD-së, por gjithsesi ndikuan krahas rrugëve të tjera të joshjeve përsonale, pagesave, kërcënimeve për anomali politike dhe për të krijuar një kaos të vërtetë, si qēllim final të merrnin grupin parlamentarë, Selinë e partisë, vulë e stemë të tjetërsuar, madje deri në vendim gjykate, ku çuditërisht ish PD-ja zyrtare humbi gjithçka. Krahas korit publik mediatik që vajtonin pa fund për doktorin, një rol parësor për të faktorizuar Berishën në sytë e ndërkombëtarëve, luajti vetë Basha, me lënjen fushë të lirë, me dorëheqjen, me lëshimin e zyrave, me zhdukjen për një vit nga skena politike dhe braktisjen e demokratëve, me rikthimin si pushtues të tij.
Mbajtja peng dhe rikthimi i non grat-es në krye të PD-së, ishte fatkeqësia e demokratëve.
Opozitarizmit iu zu fryma. Hallet përsonale dominuan PD-në, duke e larguar nga roli i saj për të cilën ishte krijuar.
PD-ja dhe demokratët që e zgjodhën vetë këtë rrugë, sot gjendën qorsokak. Lufta e tyre tashme ka përfunduar në një fazë eksistenciale duke i shtrirë dorën Ramës për bashkëpunim.
Kështu, nuk mbaron tranzicioni shqiptar. Periudha e tranzicionit 34 vjeçarë, jo vetëm nuk është frymëzuese, përkundrazi, është demoralizuese për shqiptarët. Shumë institucione themelore të shtetit dhe shoqërisë për 30 vite ranë në krizë të thellë, e cila sa vjen e bëhet më e frikshme. Ndaj ikën rinia nga ky vend sepse tranzicioni i stërzgjatur dhe i vështrirë e ka çuar në maksimum krizën e besimit tek e ardhmja dhe demokracia. Ndaj si zgjidhje kanë gjetur braktisjen masive të vendit.
Cila është zgjidhja?
Sigurisht, shqiptarët e kanë në dorë.
Fillimisht duke i dhënë fund ekzistenzializmit dhe qorsokakut ku gjenden, për të filluar një etapë të re pas zgjedhjeve të 11 Majit të 2025, pa pengmarres, pa përçarës, pa mashtrues e pa non grat-a.
Promoted Content