Lulzim Basha, do të rikthehet, kur të largohen revolucionarët nga Rithemelimi dhe shqiptarët të besojnë tek ndryshimi!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Idenë për analizën e mora nga një deklaratë e gazetarit Flogert Muca: ‘Sot është dita, kur demokratët duhet të thërrasin Lulzim Bashen’!? Dje ishte një protestë e Rithemelimit, për skandalin MecGonigal që i takon drejtësisë amerikane të vazhdojë hetimet dhe të japi vendimin për këtë mega skandal që ka lidhje me zhvillimet në Ballkan dhe luftën në Ukrainë! Personalisht nuk po bëj asnjë analizë, por po shkruaj që në fillim se nuk guxon asnjë politikan në Shqipëri, të bëjë revolucion në një vend anëtarë i NATO-s dhe se në pushtet vihet vetëm me votën e lirë dhe zgjedhje të lira! Natyrisht lexova edhe deklarata të tilla se: ‘Edi Rama nuk shqetësohet se proteston Sali Berisha, Këshilltarët e Sali Berishës po tallen me të dhe Revolucioni i Non-gratës flet vetë.! Ose idenë që Rama merret me skulptura në ditën e protestës mbasi kërkon të nën-vleftësojë protestën ose e kundërta, po bëhet gadi të japë dorëheqjen!?

Të gjitha këta deklarata, analiza mediatike mund të jenë të vërteta por në politikë nuk dihet se ku ‘fshihet lepuri’! Edhe deklaratat për rrogat e ulëta, më të ultat në Ballkan janë të vërteta dhe se në shkolla nuk ka ngrohje janë të vërteta, por mvaret se kush i bën dhe cfarë përfaqëson dhe cfarë ka bërë ky politikan në 32 vite!? Unë e titullova opinionin se, ‘Lulzim Basha, do të rikthehet, kur të largohen revolucionarët nga PD-ja dhe shqiptarët të besojnë tek ndryshimi’ , mbasi do të punoj që të zgjidhet kriza në PD e shkaktuar nga politika personale e Berishës dhe e mbështetësve të tij revolucionarë e të korruptuar?! Nuk jam i bindur se Berisha ka shkuar tek dera e Bashkisë së Tiranës se ndoshta nëpëmet tij , Rama i bën presion Veliajt që mendon se Rama po jep dorëheqjen dhe po bëhet kryeministër, për ti hapur rrugë Këllicit në Bashkinë e Tiranës?!

Nuk jam i bindur se Berisha ka shkuar tek dera e PS-së, kur gjysma e demokratëve nuk e mbështesin dhe nëpërmjet tij Veliaj i bën presion Ramës duke e akuzuar se nuk e mbështesin rilindasit dhe socialistët!? Dhe së treti e shkruajta se Lulzim Basha, do të rikthehet, kur shqiptarët, elektorati gri dhe të rinjtë të besojnë tek ndryshimi i politikës 32 vjecare!! Së katërti Lulzim Basha do të rikthehet, kur deputetët e PD-së të zgjedhur me votën e demokratëve në 2021, të mos bëjnë lojra për interesa personale dhe llogari elektorale, por të punojnë për ndryshimin e madh dhe largimin e trekëndëshit të Bermudës! Së pesti që është shumë e rëndësishme Lulzim Basha do të rikthehet edhe nëse gjykata e Apelit nuk jep një vendim sipas ligjit të partive politike më 3 Mars, mbasi në të kundërtën vendimi do të ankimohet në Gjykatën e lartë që është e pavarur! Padiskutim që Rama ka frigë kur protestojnë të rinjtë që kërkojnë ndryshimin dhe mendoj se loja 32 vjecare duhet të marri fund, për të sjellur shpresë dhe besuar se ka të ardhme në Shqipëri!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu