Lulzim Basha provokon konflikt në Qeveri

0

Shkruan Azgan Haklaj

Lulzim Basha shkakton termet tek Rilindja!

Kurbani i parë Lindita Nikolla, të tjerë në radhë!

Rama shkarkon Nikollën me një sms nga oborri i Elizesë!

Arenës teatrale që u servir dje në Kuvendin e Shqipërisë ju bashkëngjit në mënyrë spontane edhe komunikimi i spikeres së
tij Lindita Nikolla.

Me një zë të dominuar nga trishtimi e frika, nga presioni e intimidimi duke kapërdirë dridhjen dhe lotët ajo lajmëroj dorëheqjen e saj.
Ndonëse pa motiv të vërtetë të argumentuar në pamje të parë ishte një skenë ordinere si një mësuese fshati që pensionohet.
Por realiteti dhe prapaskena e vërtetë e këtij akti meritojnë jo vetëm vëmendje por alarm për shkallën e lartë të brutalitetit e kriminalitetit politik që tashmë ka shtrirë hegjemoninë e vet në ç’do nivel.
Zonja Nikolla nuk e kishte menduar dorëheqjen dhe as kishte ndonjë shqetësim shëndetësor.
Përkundrazi sapo kishte dalë nga parukeria ku po pregatitej të nusëronte në Kongresin e Rilindjes me dt.28 korrik kur mori një sms që kishte fluturuar prej tutorit të saj Edi Rama nga oborri i Elizesë në Paris.

Përmbatja e sms-së është e ndyrë dhe përverse si vetë Edi Rama ndaj nuk është etike të
perifrazohet

Por thelbi i mesazhit vlen të gjykohet.
“Ik, zhduku, mos të
gjej aty!!
Si e le Lulzim Bashën të na degjeneronte pazarin!
Për hir të së vertetës Linda se ndalonte dot fjalën e Bashës.

Në fakt znj Nikolla duhej ta linte këtë detyrë për vet faktin që në 3 vite nën drejtimin e saj me regjizurë të drejtimit të parlamentit e ktheu tempullin e demokracisë në zyrë noteriale të kryeministro-kracisë!
Ajo duhet të ikte pasi të
shijonte dyert e SPAK-ut ku është kallzuar për shkelje të rëndë e me dashje të
ligjeve kushtetuese të
vendit.

Por është bërë zakon që përpara se ti dorëzohen drejtësisë Edi Rama i ther vetë delet e tij, pavarësisht se vatha po i firon.
Të vetmen fjali të saktë e me nënkuptim që prononcoi mes lotëve të inatit, xhelozisë dhe trishtimit znj Nikolla e tha qartë …si numri 2 i shtetit”…etj.etj.

Po kush më thotë se ç’farë është dyshi e ç’farë është njëshi në këtë shtet?
Njëshi është kapterri infermier Bajram Begaj që i privuar edhe nga honoret e thjeshta ceremoniale kënaqet me parukieren e gruas që me paratë e shtetit e përfshin në delegacione presidenciale.
Dyshi paska qënë Nikolla, kjo marionetë e bindur si gratë në mesjetë që detyroheshin të lajnë deri dhe këmbët e agallarëve nën dhunë.
Po treshi është babloku…ai që aritmetikës politike në këtë vend ja ka atrofizuar të gjithë numrat përveç numrit të tij.
Pra i parë në këtë këndveshtrim largimi i Nikollës është shqetësues, biles alarmues, sepse është largim me dhunë me kodin e shpellave të mafies.

Në fakt arsyeja thelbësore se përse Edi Rama gjeti kontekstin për të bërë kurban Lindën e tij është e lexueshme.
Ai duke parë se maska e ujdijë mes tij dhe Sali Berishës ishte grisur plotësisht inskenoi këtë melodramë nostalgjike përpara votimit te mbijetesës se autokracisë dhe funeralit të pregatitur që së bashku po i bejnë demokracisë nëse i lejon sovrani, Harku Opozitar Euroatlantik dhe aleatët tanë strategjikë!

Për askënd në këtë vend kjo ikje ndonëse nostalgjike dhe e pa lavdi e Lindita Nikollës nuk përbën lajm e impresion, por shqetësues e alarmues ngelet realiteti sesi është kapur e po keqpërdoret shteti.
Edhe kompanitë familjare kanë të sanksionuar me statut një bord mbikqyrës por në shtetin paçamurr e laraman të Edi Ramës e Sali Berishës gjithçka demokratike e ligjore, principiale e njerëzore është fshirë.

Ka vetëm “ego” dhe sulltanat despotik mesjetar, ku eunukët si gazelët e bylykët, gjiknurët, me shokë përzgjidhen të jenë të
tredhur dhe të belbëzojnë hiçin në këmbim të majmërisë pa e kuptuar se ustallarët e tyre i majmërojnë delet për ti bërë pastërma për dimrin e veshtirë që po vjen pas.
Kurbanë të tjerë rilindas priten në asamblenë rilindase.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu