Mafia Mediatike/ Mediat e mëdha nuk fshehin dot korrupsionin

0

Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të themi se mediat e mëdha apo mediat kryesore në vend, ato që i servilosen pushtetit, sado që të përpiqen, sado ta ndalojnë daljen e së vërtetës, sado pjesë e propagandës të bëhen, janë të dështuara kur bëhet fjalë për afera, për korrupsion dhe për skandale të mëdha, të cilat nuk mund t’i ndalë një televizion i madh.

Është Top Channel, është Report Tv, janë disa dhjetëra portale, gazetarë, të cilët janë paguar nga inceneratori i Tiranës, janë paguar nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto , janë paguar nga njerëzit e inceneratorëve.

Përse? Janë paguar që mediat të mos flasin, janë paguar që të tregojnë se sa të mirë janë inceneratorët, pra për të mbështetur evazion fiskal, për të mbështetur mungesën e incenerimit, mungesën e zbatimit të kontratës dhe për të sulmuar, intimiduar gazetarët.

Këdo gazetar që shkruante kundër inceneratorëve, një bandë kriminale mediatike, filloi dhe ta trajtonte si njerëz që paguan Tigri, si njerëz që i paguan Monika e të tjera si këto.

Në fakt, Tigri ka marrë malet dhe të tjerët me radhë pas tij. Ndoshta hapja e dosjes sot është vetëm hapja e kapakut, kusuret do të vijnë rrugës.

U përpoq Top Channel, turpësisht me ortakërira me pagesa me miliona euro, të marra në ortakëri direkte me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, me njerëzit kryesor dhe me trurin e inceneratorëve dhe na thasa i mirë ishte inceneratori. Janë me dhejtëra emisone sulme dhe akuzash mbi prokurorët e SPAK-ut, kur në fakt e vërteta ishte krejt ndryshe nga ajo që thoshte Top Channel.
Të njëjtin rol bëri dhe Report Tv. Pak muaj më parë kur u hap dosja e inceneratorit të Fierit na tha se inceneratori i Fierit punonte, ishte në gjendje të shkëlqyer, i mrekullueshëm, investimi i shekullit.

Në fakt, ende atje mungojnë disa miliona euro investim dhe inceneratori është jashte funksionit.

Këtë na e tregoi zyrtarisht Farudin Arapi me një shkresë të tij përpara se të dilte në pension.

Shkojmë më tej tek gazetarët dhe portalet e paguara nga inceneratorët, që tashmë janë në listën e SPAK-ut, jo thjeshtë dhe vetëm se kanë marrë disa para si reklama, siç i konsideron Karlo Bolino, por se kanë marrë para për të devijuar hetimet, kanë marrë para për të shantazhuar prokurorët, kanë marrë para për të kërcënuar prokurorët, kanë marrë para për të kërcënuar mediat, kanë marrë para për të fshehur të vërtetën, kanë marrë para që njerëzit të heshtnin dhe këtë e kanë bërë media të mëdha, media që konsiderohen të rëndësishme.

Ishin në listë-pagesa dhe ju qe blerë heshtja edhe News24-ës, edhe Fax News-it edhe shumë mediave të tjera. Paguheshin portale që na thonin se inceneratorët ishin një histori suksesi por në fakt na doli një aferë e madhe korruptive për të cilën edhe vetë kryeministrit ndoshta tani, i vjen turps pasi nuk mund të thotë që nuk dinte asgjë dhe ja kishin future topin për shalësh.

Tigri, Damiani, Lali apo dikush tjetër, kushdo që ka qënë pjesë e skemës që e keqpërdori Edi Ramën për aferën e inceneratorëve

A mundej Mireli dhe Klodi apo Stela të gënjenin kryeministrin tonë? Sepse ai i fundit shkoi dhe na tha sa i mirë ishte inceneratori i Elbasanit apo i Fierit. E reklamuan me të madhe investimin tek Tirana, na thanë se ishte një kompani holandeze, ishte “Paul Wurth” i cili kishte ndenjur thjeshtë dhe vetëm sa për letrat.

E pra, ka një të vërtetë të madhe në historinë e inceneratorëve, ka një të vërtetë të madhe në historinë e medias shqiptare, që kjo aferë dhe ky skandal na tregoi se mediat e mëdha nuk i fshehin dot skandalet dhe korrupsionin e madh sado që të blihen dhe paguhen nga i pari tek i fundit.

Koha zbardh gjithçka,koha tregon të vërtetën.

Inatet kush je ti, kush jam unë, kush është ky gazetar apo kush është ai gazetar janë histori koti.

E vërteta është kush ka marrë para, është në dosjen e SPAK dhe ajo që po bëjnë sot mediat e qeverisë dhe mediat e paguara nga Mirel Mërtiri, është që të thonë se sekuestrimi i kompanisë, me kë e bëri bashkëpunimin, a është zbatuar ligji, si është zbatuar ligji, tani bashkia është klient, klienti do të vazhdojë të paguajë, administri i mbetjeve do ngelet e të tjera si këto.

Por nuk mund të mbyllet historia e inceneratorëve me kaq dhe me këto fjalë të bukura. Duhet të shkohet deri në fund, për të gjithë personat që janë paguar në të bardhë e në të zezë, edhe ata që janë vënë tashmë në shërbim të inceneratorëve dhe vullnetarisht, apo ata që telefonin gazetarë për t’i blerë për llogari të inceneratorëve, apo të tjerë që kanë shkruar kundër prokurorëve, kanë kanë përgatitur emisone me pagesë për të shkatërruar provat dhe të vërtetën e aferës së inceneratorëve në Shqipëri.

Prandaj jemi përballë të vërtetës që hap pas hapi dhe ditë pas dite po zbardhet.

Tashmë, duhet thjeshtë dhe vetëm të presim SPAK-un që t’i shkojë deri në fund ashtu siç ka nisur hetimet për inceneratorët, për t’u qetësuar të gjithë ata që kanë marrë flakë si shkrepse, pasi mendojnë se me shkrime , me sharje, me shpifje, me santazhe dhe me kërcënime mund të shpëtojnë.

Por kjo nuk ka për të ndodhur. E vërteta nuk mund të jetë dy, e vërteta është thjeshtë dhe vetëm një. Atë le ta lëmë ta zbardhin institucionet e drejtësisë së re dhe reformës së madhe në drejtësi që kryeministri ynë e ka reklamuar aq shumë.

Ta presim të godasë me shpatë në të gjitha nët politike pa asnjë lloj problemi por pas inceneratorit të Tiranës ne mësojmë diçka jtjetër përtej historisë politike sonë 30-vjeçare. Sesi u inkriminua, u korrupstua u përçudnua media shqiptare, për një llokmë eurosh të qelbura të dhën nga një tufë individësh të korruptuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu