Majko dhe 3 ish-presidentët e Shqipërisë vizitë në Hagë javën e ardhshme: Do takojnë ish krerët e UÇK

0

Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, javën e ardhshme do t’i vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Vizita e tyre është parashikuar që të ndodhë me 29 shtator.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-president, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet, pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufc.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu