Makina e Çuçit me gjoba pa paguar, Balla: I tërhoqa vëmendje policisë

0

Një raportim mediat zbuloi se automjeti me të cilin ministri i Brendshëm Taulant Balla ka lëvizur pas marrjes së detyrës ka gjoba të papaguara për shkelje të Kodit Rrugor.

Tre gjobat me vlerë totale 6.6 mijë lekë datonin në 2021 dhe 2022, kohë kur në krye të ministrisë ishte Bledi Çuçi.

Pas raportimeve mediatike, Balla ka zgjedhur të reagojë duke u shprehur se i ka tërhequr vëmendjen policisë për këtë çështje.

“Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm! Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura. Është për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse! Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit”, shkruan ai në një postim në FB.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu