Mali i Zi s’ka ambasadorë në 18 vende

0

Mali i Zi aktualisht nuk ka ambasadorë në 18 vende. Të dhënat janë publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas të njëjtave të dhëna, Mali i Zi ka ambasadorë në Belgjikë, Francë, Greqi, Itali, Rumani, Federatën Ruse, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe Ukrainë.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Presidenti emëron dhe shkarkon ambasadorët dhe shefat e misioneve të tjera diplomatike jashtë vendit me propozimin e qeverisë dhe me mendimin e komisionit të Kuvendit përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zëvendësimi i një numri të madh të ambasadorëve të emëruar nga qeveria e Gjukanoviçit ishte një nga lëvizjet e para të Qeverisë së 42-të të ish-kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit, Milo Gjukanoviç, refuzoi të miratojë shumicën e ambasadorëve të propozuar nga qeveria.

Edhe sot, gati dy vjet pas emërimit të qeverisë së parë situata nuk ka ndryshuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu