Shkruan Zef Ndreka
Edhe ditët e nxehta të gushtit, e tregojnë hallin e madh që ka zënë binomin Berisha – Meta.
Në fakt, “gropën e zezë” me ish spiunët dhe bashkëpunëtorët e shtetit, e kanë hapur për të tjerët rreth 25 – vite më parë dhe aktori i kësaj tragjedie për Shqipërinë ishte Sali Berisha.
Dosjet e Sigurimit të Shtetit, në duart e Berishës , kanë rezultuar fatale për politikën dhe vëndin.
Përdorimi që Berisha iu bëri dosjeve, ishte vetëm për të mbajtur dhe forcuar pushtetin përsonal me metodat komuniste të shantazhit, diskretitimin që ju bëri disa përsonave me të drejtë dhe të pa drejtë, dhe për të vënë shenjë barazimi ndërmjet Sigurimit të Shtetit dhe viktimave.
Teoria e tij: Bashkëvujtës dhe bashkëfajtore, këtë kuptim kishte!
Por, ajo “gropë e zezë”, që Berisha e përdori poshtërsisht duke u përpjekur t’i fshihte dosjet “miqve” të tij të kapur, dhe t’i përdorte kur të kishte nevojë, tani po bie vetë brënda!
Bashkë me të, do të zhyten edhe shumë foltoristë që për arësye përdorimi, Berisha iu kishte mbajtur për 30 – vite bishtin e shtypur, dosjet.
Bashkë me Berishën, do të fundoset edhe Meta, ky spiun i fshehur enkas nga Berisha dhe me mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij, mbajti pushtetin 8 – vite, duke vjedhur e bërë korrupsion galopant.
Tani, Projekt Ligji për dekriminalizimin , na qënka Ligji anti Meta, por edhe anti – Berisha!
Shumë bukur dhe shumë qartë ! Dhe shumë i vonuar.
Berisha, e aprovoi me këtë rast se Meta ka qënë spiun!
Por nuk kuptohet përse u prek ai sot në konferencë shtypi dhe kërcënoi Ramën:
Po ja mbajti, vrulli dhe hovi vetëm do të rritet!
Ky kërcënim, më shumë ishte për amerikanët! Ato po e diktojnë ligjin. Po të ishte për ne, funksionarët publik me mandat që do i kapi ligji i ri do të mbetëshin në politikë deri sa të ndërronin jetë.
Ndaj Berisha e Meta vazhdojnë kërcënimet pa pushim.
Shumë shpejt, do të shikojmë se Partia e Foltorës e non grata-ës Sali Berisha, do të goditet ashpër nga ligji, po ashtu edhe Partia e Lirisë e spiunit Ilir Meta.
Më kot mundohen të mbahen me mashtrime e gajret për primaret e zgjedhjeve lokale e parlamentare.
Për Berishën , duket qartë se primaret janë “zëri i masave” të komunizmit.
Promoted Content