Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi përmes Telegramit se 22 të burgosur të luftës janë kthyer në Ukrainë nga burgjet ruse më 7 gusht. Në mesin e të liruarve janë dy oficerë, ushtarë të thjeshtë dhe nënoficerë.
Ata kishin marrë pjesë në beteja në fronte të ndryshme dhe disa prej tyre ishin plagosur, tha Yermak. Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar për këmbimin e të burgosurve.
Këmbimi i fundit i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndodhur në korrik të këtij viti. Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Lufta ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar të zhvendosen miliona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Marrë nga REL