Me 25 ministri, 13 emra të rinj. Si duket qeveria e re në Serbi?

0

Qeveria e re serbe, do të ketë 25 ministri, katër më shumë se më parë. Në qeveri do të jenë 13 emra të ri. Kryeministre do të jetë sërish Ana Brnabiç. Aktualisht ende nuk dihet emri i ministrit apo ministres së Informacionit dhe Telekomunikacionit, si dhe kreut të Ministrisë së Investimeve Publike.

Bratislav Gashiç shfaqet si një staf i pazëvendësueshëm, i cili pas ulje-ngritjeve të shumta, tani do të jetë ministër i Policisë. Ngritja e shpejtë e Millosh Vuçeviçit brenda SNS-së po vazhdon ai do të jetë ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër. Goran Vesiç do të jetë ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës.

Kandidimi i Tomislav Zhigmanov, kreut të Unionit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë (DSHV), i cili do të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, interpretohet si një lëvizje interesante. Aleksandar Vuçiç e prezantoi ate si “surprizë” dhe kjo është vlerësuar pozitivisht në reagimet e para nga Kroacia. Një lëvizje e papritur është kalimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviç, në pozitën e ministrit të Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, që në Beograd vlerësohet si një ulje në pozitë në krahasim me pozitën e mëparshme.

Qeveria e SNS

Në emrimet e ministrave nuk ka ndonjë befasi të madhe, por ka disa lëvizje interesante. Në qeverinë e re nuk do të jenë Zorana Mihajloviç, Nebojsha Stefanoviç, Aleksandar Vulin, Zoran Lonçar dhe Vanja Udoviçiç.

“Askush nuk e priste që kjo do të ishte një qeveri reformiste apo properëndimore”, thekson për DW Filip Shvarm, kryeredaktor i së përjavshmes Vreme dhe shton se “nga jashtë kjo do të jetë një qeveri e ikjes nga vendimet, ndërsa në brendësi do të jetë një vazhdimësi e aferave korruptive dhe paraqitjeve sa për sy e faqe të ministrave.”

“Si çdo herë edhe formimi i kësaj qeverie u shoqërua me spekulimet se në qeverinë e re do të ketë ministra që nuk janë në parti, apo dhe ministra nga opozita. Por nuk do të ketë. Kjo është qeveri e partisë SNS në pushtet, të cilën si deri tani do ta udhëheqë Aleksander Vuçiç”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu