Media britanike boton e-mailet: Shërbimet e McGonigal për Ramën, u kushtuan shtrenjtë taksapaguesve amerikanë

0

Tabloidi britanik ka publikuar disa dokumente dhe e-maile, ku përfshihen Shqipëria dhe Bosnja….

Shtohen telashet për kryeministrin Edi Rama. Mediat ndërkombëtare vijojnë të publikojnë të dhëna dhe dokumente sa i takon aferës me ish-agjentin e McGonigal.

Tabloidi britanik ka publikuar disa dokumente dhe e-maile, ku përfshihet Shqipëria dhe Bosnja.

“Daily Mail” thekson se hetimet për llogari të Ramës, që u kryen nga McGonigal, u kanë kushtuar taksapaguesve amerikanë. Pra duket se fjala është për çështjen e lobimeve të PD dhe çështje të tjera që hetoi McGonigal për t’i shërbyer qeverisë shqiptare.

“Nga rishikimi i brendshëm rezultoi se ka qenë një sipërmarrje e madhe, që kërkon një shpenzim të panevojshëm të burimeve të konsiderueshme qeveritare”, thuhet në memon e FBI.

Në mbështetje të këtij fakti, prokurorët bashkangjisin letrën e një agjenti të FBI-së ku janë redaktuar disa të dhëna identifikuese.

SHBA “lë pa gjumë” Ramën/ FBI thellon hetimet për McGonigal, ish-agjenti në skaner që kur u fut në Byro
27 Janar, 22:19
Letra mban datën 16 mars 2018 dhe zyrtari që e shkruan pyet: “Pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”

“Do të doja t’ju shpjegoja atyre se pse po punojmë për një çështje SIM/FARA të lidhur me Shqipërinë, kur çdo ditë unë luftoj për burime për disa çështje të sigurisë kombëtare që kanë lidhje me disa vende që paraqesin kërcënim të lartë si…”, thuhet në letër ku emrat e vendeve të tjera janë të fshira.

Sipas FBI, kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë.

Media britanike nxjerr e-mailet: Shërbimet e McGonigal për Ramën,

McGonigal ka pranuar se ka fshehur një ryshfet prej 225,000 dollarësh nga një ish-spiun shqiptar i paidentifikuar, ndërsa ai punonte për FBI-në. Emailet nga marsi 2018 janë marrë nga DailyMail.com
Media britanike nxjerr e-mailet: Shërbimet e McGonigal për Ramën,

Ryshfeti ishte për të organizuar takime për një manjat farmaceutik boshnjak me një përfaqësues të lartë të SHBA-së në Kombet e Bashkuara
Media britanike nxjerr e-mailet: Shërbimet e McGonigal për Ramën,

DailyMail.com zbuloi një email të dërguar nga McGonigal më 25 qershor 2018, duke vulosur marrëveshjen për një ryshfet prej 225,000 dollarësh. Emri i marrësit është redaktuar, ndërsa tema është ‘Bosnja’.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu