Media investigative holandeze: Policitë evropiane kanë përgjimet e Taulant Ballës me trafikantët e drogës

0

Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Follow the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë.

Ndër të tjera, në shkrim thuhet se në përgjimet e policive evropiane gjendet emri i Taulant Ballës për lidhje me bandat e drogës.

“Në fillim të vitit 2025, Taulant Balla, gjithashtu ish-ministër i Brendshëm dhe atëherë ministër i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, u përfshi në telashe për shkak të korrupsionit të dyshuar.

Gjatë kohës si ministër, ai ishte gjithashtu udhëheqësi politik i Partisë Socialiste për diasporën dhe përgjegjës për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve jashtë vendit. Me 2.5 milion shqiptarë që jetojnë jashtë, vendi ka thuajse po aq njerëz jashtë kufijve sa brenda.

Punonjësit e Ballës u kapën duke ofruar rreth 60 euro për votat e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Në shërbimet policore evropiane, Balla njihet: emri i tij u shfaq gjatë një hetimi global për rrjetin e komunikimit SKY EÇ. Kjo operacion, i udhëhequr nga disa shërbime policore evropiane, synonte të ndërpriste telefonat satelitorë të koduar që përdornin kriminelët për të komunikuar në mbarë botën.

Kur autoritetet fituan qasje në biseda, panë që Balla ishte në kontakt me trafikantë droge,” shkruan media investigative.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu