Mediat britanike: Historike, nis rishikimi gjyqësor i shpalljes “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha

0

Në Britaninë e Madhe ka nisur rishikimi gjyqësor i shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, në atë që mediat vendase e quajnë rishikim historik të vendimit të sekretarit të Brendshëm, atëherë Priti Patel, e cila i ndaloj Berishës hyrjen në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me pretendimin e përfshirjes në korrupsion dhe kriminalitet.

Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtat hapa si SHBA pasi e ndaluan hyrjen në vend në vitin 2021.

Sali Berisha është lideri aktual i opozitës shqiptare i Partisë Demokratike, por shërbeu si kryeministër i vendit nga viti 2005 deri në vitin 2013 dhe më parë ishte president nga 1992 deri në 1997.

Ai u caktua në arrest shtëpiak në dhjetor, ndërkohë që ka një hetim në vazhdim për të për korrupsion të mundshëm. Në të njëjtën javë, Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit ligjor Berishës.

Duke filluar nga kjo javë është sfida e parë ligjore e njohur ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një lideri të opozitës të ‘një shteti të huaj mik’ nga MB, shkruajnë  mediat britanike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu