Mëdyshjet për një mik…

0
Shkruan Zef Ndreka
Ashtu siç kam unë miq në rrjetet sociale që i ndjek, kam dhe disa që më ndjekin çdo ditë. Shkruajmë e angazhohemi me njëri-tjetrin.
Është krejt normale në demokraci, të kemi sa më shumë mendime dhe të shprehim opinione të ndryshme në bised, në shtyp, në komente, në analiza etj.
Gjithashtu edhe brënda një formacioni politik apo një familje politike do të ishte shumë normale dhe e nevojshme, do thoshja e domosdoshme. Asgjë anormale pra nuk ka këtu, por ka kategori të përsonave që angazhohen shpesh në komente e opinione dhe aq shpesh janë të pa qartë. Ashtu siç ka shumë të qartë, po ashtu edhe bolshevikë të patundur!
Por, nga të gjithë këto që i shohim çdo ditë, desha të nënvizoj një mikun tim, pa ja përmendur emrin (ai e kupton direkt), që më shfaqet mua herë Berishist, herë demokrat, herë me PD-në, herë kundër saj, herë pa parti, herë kundër Bashës, pastaj kundër të gjithëve dhe shumë herë i pa shpresë!
Në privat , pas çdo artikulli që hedh në fcb , në gazeta apo portale të ndryshme , më shkruan:
– Unë e dua Berishën, por pa veset e tij!
– Unë e dua Berishën, por jo musliman!
– Unë e dua Berishën, por pa autoritarizmin e tij!
– Unë e dua Berishën, por jo komunist!
– Unë e dua Berishën, por pa non grata!
– Unë e dua Berishën, por të pa izoluar!
Miku im, hera-herës më nis edhe vargje më poezi filozofike, herë më kritikon, herë bie dakort me analizat e mia.
Një gjë s’kam kuptuar akoma nga ky mik , më tepër virtual:
A mund të ishte berishizmi pa këto cilësitë e mësipërme të Berishës ?!
Ç’të jetë vallë ky miku im virtual?!
Si t’a ndihmoj atë?!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu