Gjatë samitit të vendeve të G20 në Bali, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar takime dypalëshe me Presidentin amerikan Biden e me Presidentin turk Erdogan.
Sfidat globale, siguria ndërkombëtare e lufta në Ukrianë kanë qënë temat e mëdha që u diskutuan mes tyre,
Gjatë takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R, i cili zgjati rreth një orë, bisedimet u fokusuan në fuqinë e aleancës transatlantike dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Italisë e SHBA, për të punuar mbi sfidat globale, me fokus zhvillimin ekonomik ashtu dhe atë të sigurisë së përbashkët.
Në qendër të vëmendjes së takimit dypalësh qe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, stabiliteti në Mesdhe dhe territorin Indo-Paqësor, dhe marrëdhëniet me Kinën.
Meloni dhe Biden rikonfirmuan lidhjet e thella dhe të qëndrueshme midis kombeve dhe interesin e fortë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit në shumë sektorë me interes të përbashkët.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar gjithashtu një takim dypalësh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë punimeve të samitit të G20.
Kryeministrja Meloni i shprehu Presidentit turk afërsinë e saj dhe të qeverisë italiane me popullin turk për sulmin terrorist në të cilin mbetën viktimë civilë të pafajshëm.
Të dy liderët ranë dakord mbi domosdoshëmrinë për të vazhduar me vendosmëri luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
Gjatë bisedës ata konfirmuan mundësinë që kanë për të punuar së bashku mbi potencialin e gjerë në rajonin e Mesdheut.
Të dy liderat theksuan nevojën për të punuar së bashku në përballimin e problematikës së emigrimit të parregullt dhe për të lehtësuar zgjidhjen e krizës libiane.
Në takim u trajtuan zhvillimet e luftës së agresionit rus kundër Ukrainës dhe sfidat kryesore me të cilat përballen kancelaritë ndërkombëtare si dhe Turqia dhe Italia të angazhuar së bashku.
Erdogan e Meloni ndanë gjithashtu shpresën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dypalëshe.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit midis Italisë dhe Turqisë në kuadër të aleancës së NATO-s dhe ripohoi gatishmërinë e saj për të punuar së bashku në forcimin më tej të marrëdhënieve dypalëshe midis Romës dhe Ankarasë.