Mesazhi “i koduar” i Berishës: Sot kaluam te Parlamenti, të hënën revolucion, tanket ne Surrel të hiqen

0

Kryedemokrati Sali Berisha ka marshuar në mbyllje të protestës te Kryeministria, para Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. I shoqëruar nga qindra protestues, ish0kryeministri ka dhënë dhe një mesazh “të koduar”, pas thirrjes për protestë tjetër të hënën.

“Erdhëm këtë për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi. Ai është anëtar familjar i familjes, duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. Ky marshim është paqësor, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Sot kaluam para Parlamentit. Ditën e hënë revolucioni është para Parlamentit”, u shpreh ai.

Protesta e sotme u mbyll pa incidente, përveç disa tymueseve dhe molotovëve që u hodhën në shkallët e Kryeministrisë, por nuk dihet se çfarë do të ndodh të hënën. Nëse fjala e tij ishte një mesazh për akte “revolucioni”. Në fund, Sali Berisha u ndal dhe te Bashkia e Tiranës.

Në këtë zyrë është një nga hajdutët më të shpifur, më të neveritshëm që ka patur kryeqyteti ndonjëherë. Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur, i pafytyrë, vjedh ditën dhe natën qytetarët shqiptarë. Nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë. Tanket ne tunele të Sarajit në Surrel nuk na trembin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu