Meta dekorohet nga presidenti mongol

0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është dekoruar nga Presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka bërë me dije se ka pritur ditën e sotme delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, Battumur. Në postim, Meta shton se takimi ishte shumë miqësor mes palëve.

Postimi i plotë:

Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh. Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu