Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, u shpreh mbrëmjen e sotme se ish-Presidenti Ilir Meta ka 3 çështje që është kallëzuar në SPAK.
Në emisionin Real Story, duke komentuar paraqitjen e sotme të Metës në SPAK, Karamuço tha se skenari nuk është i rastësishëm kur ata ulen.
“Janë pjesë të një skenari të një teknike investigative që ata përdorin. Bëjnë pyetje përsëritëse për të parë a je në të njëjtën linjë.
Kjo shkollë e re, mbledh prova dhe më pas thërret personin”, tha Karamuço.
Në vijim ai sqaroi procedurën që ndiqet kur Prokurorët thërrasin një person të kallëzuar.
“Në momentin që thirret i jepet një material përpara dhe i thuhet, mund të japësh shpjegim për këtë. Ku ke qenë e gjëra të tjera. Por kur të shohim se ai do të shkojë sërish në SPAK me një avokat , atëherë do të mendojmë se ka diçka më shumë”, tha Karamuço.