Metaj, me 13 shtator, nuk do të jetë më kryetarë i PL-së

0
Shkruan Zef Ndreka
Me 13 korrik, pas seancës se radhës plenare, kuvendi i Shqipërisë me miratimin që do bëjë për dy projekt ligjet kundër politikanëve të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, do të varrosë politikisht dhe do shpallë me ligj kufomën tjetër politike, spiunin Metaj.
Ilir Meta apo Metaj, është aktualisht kryetar i PL-së, pozicion që nxitoi ta marrë pak orë pasi dorëzoi postin e Presidentit të Shqipërisë.
Por, pas koalicionit me foltorën e Berishës, Metaj e shtoi shumë oreksin dhe pretendonte të drejtonte edhe opozitën në tërësi.
Por Kuvendi me dt 13 korrik, do të miratojë ligjin për:
– verifikimin e figurës së politikanëve në lidhje me të shkuarën e tyre në komunizëm. Duke shtuar në ligjin “Për garantimin e integritetit të përsonave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit, si dhe në ligjin për partitë politike. Kuvendi me dt 13 korrik do të miratojë edhe ligjin për heqjen e mandatit të deputetit kur verifikohet nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH, se kanë qenë bashkëpunëtorë i ish-Sigurimit famëkeq.
Kuvendi do tu ndalojë me ligj, që këtyre përsonave u ndalohet të jenë kryetarë të një partie politike. Kështu Kuvendi do të shfuqizojë “certifikatën e pastërtisë” të dy komisioneve të ngritura në vitët pas rënies së komunizmit, “Mezini” dhe “Bezhani”, të cilët janë përdorur si kobure nga Berisha.
Ironia me këto ligje që miratohet me 13 korrik, është se vjen nga mazhoranca socialiste, e cila i ka bërë llogaritë sa dhe kush përvëlohen nga ky ligj.
Do kishte qënë e udhës, që ky ligj të ishte miratuar 30 vite më parë, e jo të pritej të vdisnin e të spostoheshin bashkëpunëtorët e Berishës, spiunët e ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit.
Gjithsesi, më mirë vonë se kurrë, Shqipëria hap një rrugë të sigurtë drejt të ardhmës.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu