Mik i pabesë

0

Shkruan Leonardo Nika

Mik i pabesë

Të qëndrova pranë
Këtë e di e gjithë bota anenbanë
Kur e gjithë bota ishte kundra teje
Ah zoti të përvëloftë me një flakë rrufeje

Kur kishe nevojë të qëndroja pranë
Me ty ndaja cigaren bukën dhe paranë
Nuk të lashë kurrë në vetmi
Por ti ma kishe patur me pabesi

Unë të fala mirësinë
Ti më dhurove pabesinë
Metodat e tua të fshehta kurrë s’i kuptova
Kaq shumë unë ty të besova

O bastard i mizor sa shumë më lëndove
Rrjedhën e jetës ma ndryshove
Ti shpirt katil dhe zemër katran
As toka brënda ty nuk të mban

Ty nuk të lan as një det i tërë
Do përgjigjesh për krimet që ke bërë
Prej pabesisë tënde unë derdha lot
Ty të gjykoftë i madhi zot

Nga ta dija unë i shkreti
S’e nga ty do më vinte sikleti
Hakmarrës i madh paske qënë
Që veproje në prapaskenë

Si bandit i heshtur ke jetuar
Dhe askush nuk të ka kuptuar
Je sjellur bukur në opinon
Krimet e tua askush s’i kupton

Sillesh bujar dhe kavalier
Organeve kompetenteve ua ke hedhur përher
Ah bastard më shiko në sy
Mendon s’e askush nuk dyshon tek ty

Ti ke qënë shumë i maskuar
S’i bandit i heshtur ke vepruar
Kam qënë naiv s’të kam kuptuar
Paskam qënë shumë i verbuar

I lutem zotit të më dëgjoj
Fëmijët tuaj mos ti ndëshkoj
Nëse ti zot ekziston
Jepi dënimin që meriton.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu