Duket se mbështetja ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, nuk i ka sjellë fat kryebashkiakut të Athinës. Mediat greke raportojnë se Kostas Bakojanis nuk do të jetë më kryebashkiak, pasi zgjedhjet janë fituar nga Haris Dukas, i mbështetur nga PASOK.
Dukas ka fituar me gati 56 përqind të votave. Kryebashkiaku i ri arriti të bëjë për vete mbi 62 mijë votues në raundin e dytë, ndërsa në raundin e parë kishte mbledhur 19842 vota.
Pra, sot ai fitoi më shumë se 43 mijë vota në krahasim me raundin e parë ndaj Bakojanis, i cili në raundin e parë kishte mbledhur 57800 vota dhe tani rreth 8500 më pak.
Kujtojmë se Bakojanis, është pritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj në Tiranë dhe ka marrë edhe çelsin e qytetit, teksa shprehu mbështetjen për Lali Lekun edhe në zgjedhjet vendore që u mbajtën këtë vit.