Mikut tënd!

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Mikut tënd!
Çka je ka mendohesh,
Si ngeshëm po t’shoh,
Lart i je ngjit mendimit,
Vetin, ktu e le bosh.
Veçse t’mendova,
Se, krejtë je tretë,
Po t’shoh shetit degve,
U zhbane krejtë n’fletë.
Çfar transormimit,
T’mbart e t’shndrroi,
Jepju ti mendimit,
Mikut tand, kauboj.
Që bukur kalëron
Mbi shpinen e kohes,
I shtrydh e i ndrydh,
Çka takon rrugës.
Nuk ja ndien debilit,
E shkon tej e përtej,
Gjë s’mund i kalojnë,
Pa tjerr e vën n’hell.
Budalla tha s’jam,
Se kam sy e vesh,
Pse nigjoj e shoh,
Ti mos më perqesh.
Arratisem shtigjeve,
Marrur n’kaliboç,
Lirinë kujt sja lypi,
Jetës ja kam borxh.
Jam vullkan i pa ndal,
Që hyj cepit më cep,
Jo, veçse për t’parë,
T’bërtas e mos t’praj.
Nga ku unë ju shoh,
Pasqyrës rreshtuar,
Pash t’arratiseni,
Vetin t’skllavëruar.
Ngrehinë t’arrogancës,
Stepem në t’vizituar,
Që flë ku gjend vend,
N’mendar t’harbuar.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu