Ministrat dhe deputetët përveç pagave të majme që marrin, duket se mërziten në trafik. Për këtë arsye një pjesë e tyre kanë vendosur fenelina policie në makinat e tyre, duke shkelur hapur ligjin.
Fenelinat nuk mund t’i përdorë askush përveç makinave të policisë. Një ndër ta është Delina Ibrahimaj, e cila është gjobitur nga efektivët.
“Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet. Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit. Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore”, njofton policia